Për të dytën ditë me radhë, Ukraina po sulmohet nga agresioni i shtetit rus, ku deri më tani është raportuar për 137 të vrarë dhe mbi 100 mijë persona të larguar nga shtëpitë e tyre.
Në mëngjesin e së premtes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se, “herët a vonë, Rusia do të duhet të flasë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak”.
“Ne jemi në tokën tonë, ne kemi të vërtetën, ato nuk mund të shkatërrojnë karakterin tonë. Raketat ruse ‘Kalibr’ janë të pafuqishme kundër lirisë sonë”, tha Zelensky.
Ai më tej ka thënë se po mbrojnë shtetin e tyre të vetëm, derisa shtetet e perëndimit kanë dënuar agresionin rus përmes sanksioneve.
Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet shtete në Evropë që nuk e kanë dënuar veprimin e presidentit rus Vladimir Putin për ta sulmuar Ukrainën.
Ndërkaq, vendet e tjera të rajonit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë vendet e rajonit që janë rreshtuar me Perëndimin.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se sanksionet e reja të shpallura kundër Rusisë, do të kërkojnë pak kohë që të ndjehen ndikimet e tyre të plota në ekonominë ruse.
Duke e krahasuar agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka vendosur të sanksionojë 100 persona dhe subjekte si pjesë e ndëshkimeve të mëtejshme kundër Rusisë. /The Geopost/

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës