Kundërshtuan agresionin e Vladimir Putinit në Ukrainë, arrestohen mijëra protestues anembanë Rusisë.
Presidenti rus Vladimir Putin gjatë orëve të para të së enjtes ka filluar agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.
Mirëpo, kjo disa qytetarëve rusë nuk iu ka pëlqyer dhe e kanë kundërshtuar veprimin e Putinit dhe kanë protestuar në Moskë dhe Shën Petersburg.
Siç raporton grupi i pavarur për vëzhgim OVID-info, të paktën 1,500 persona janë arrestuar në disa qytete të Rusisë.
https://twitter.com/AbvandeLeur/status/1496919864908611584
Regjimi i Kremlinit kishte paralajmërur qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje dhe kallëzime penale.
Kujtojmë se pushteti i Putinit deri më tani ka arrestuar dhe burgosur disa pjesëtar të opozitës si, Alexei Navalny. /The Geopost/

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin