Agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka bërë që të mbajnë një takim online shtatë shtetet më të industrializuara të botës.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e G7-së thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”.
“Ai e ka vendosur veten në anën e gabuar të historisë. Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.
FULL STAMENT: The G7 communiqué on Ukraine-Russia (note at the end comments about oil and gas markets) | #UkraineWar #Ukraine #OOTT pic.twitter.com/yzruXbe1EO
— Javier Blas (@JavierBlas) February 24, 2022
“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, vijon G7-ta.
Ndryshe, pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Kishida Fumio, kryeministri britanik Boris Johnson, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
/The Geopost/

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999