Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme njofton se forcat ruse që janë futur në vend kanë përdorur vetura me simbole të OSBE-së për t’u kamufluar.
Tanket ruse që janë futur në Luhank, përkatësisht në Krasna Talivka, Milove dhe Horodyshche, pas vetes kanë pasur edhe mjete civile të kamufluara me simbole të OSBE-së.
Madje nuk kanë hezituar të granatojnë qytetet e mbushura me civilë, pavarësisht që presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur se kinse ushtria e tij ka për objektiv vetëm infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.
❗️Columns of the Russians tanks entered in Luhansk region on the frontier of Krasna Talivka, Milove, Horodyshche. Before the columns, enemy used white automobiles with OSCE symbols. pic.twitter.com/3om5MPDtRx
— МВС України (@MVS_UA) February 24, 2022
E deri më tani raportohet për dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet ajrore, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se i kanë shkaktuar dëme të mëdha si në njerëz ashtu dhe makineri ushtrisë ruse.
Kurse Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës njofton se forcat e saj po kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës. /The Geopost/

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit
Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan
Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë
Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike