Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka listuar një sërë akuzash kundrejt Rusisë, në një fjalim që e mbajti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.
Zelensky i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në emër të viktimave të Ukrainës.
Duke folur para këshillit për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ai tha se trupat ruse kanë vrarë civilë dhe kanë përdhunuar gra.
Komentet e Zelenskit pasojnë vizitën e tij në qytetin Bucha ditën e djeshme, ku imazhet e civilëve të vrarë nëpër rrugë tronditën të gjithë botën.
Ai akuzon Rusinë për kryerjen e masakrës.
Ai thotë në qytetin e Buchas “nuk ka asnjë krim që ata nuk do të kryenin”.
Ai përsërit pretendimin e tij se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist, Shteti Islamik, dhe se propaganda e Presidentit Putin kërkon të “nixsë” urrejtjen në vende të tjera përtej Ukrainës.
Ku është siguria që duhet të japë këshilli i sigurisë, pyet ai.
“Ku është paqja? Ku janë ato garanci që OKB-ja duhet të garantojë?”
Ai thotë se bota duhet të shohë ende se çfarë krimesh të tjera lufte mund të ketë kryer ushtria ruse në pjesë të tjera të Ukrainës, përveç vrasjeve në Bucha.
Rusia duhet të përballet me gjyq ndërkombëtar, thotë Zelensky
Presidenti Zelensky vazhdon të kërkojë që Rusia të përballet me “përgjegjësi”, duke thënë se ajo duhet të sillet përpara një gjykate ndërkombëtare të ngjashme me atë të mbajtur në Nuremberg pas Luftës së Dytë Botërore.
“Masakra” në Bucha është vetëm një shembull i shumë prej asaj që Rusia ka bërë në 41 ditët e fundit, thotë Zelensky.
“Bota ende nuk e ka mësuar të vërtetën e plotë, ku ushtria ruse ka plaçkitur fshatrat” shton ai.
Zelensky gjithashtu vë në dyshim rolin e Rusisë brenda OKB-së, duke thënë se pushtimi “minon” të gjithë arkitekturën e sigurisë globale.
Ai i bën thirrje këshillit që të përjashtojë Rusinë si anëtare të Këshillit të Sigurimit.