Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vulin në Moskë takohet me shefin e Shërbimit të Inteligjencës për të forcuar bashkëpunimin Rusi-Serbi

The Geopost October 17, 2024 2 min read
Share the news

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka udhëtuar sërish në Moskë dhe atje është takuar me drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë së Federatës Ruse, Aleksandar Bortnikov, për “vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë dhe përballjen me sfidat e përbashkëta”.

“Aleksandar Vulin theksoi se Serbia i është mirënjohëse Rusisë, Shërbimit Federal të Sigurisë dhe drejtorit Bortnikov për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Beogradit në të gjitha çështjet e vështira”, thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Federatës Ruse duke falënderuar zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Serbisë “për profesionalizmin dhe kontributin e tij në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve serbe dhe ruse” tregoi se Rusia dhe Serbia vazhdojnë të jenë partnere të ngushta në fushën e sigurisë.

Vulin paraprakisht ka biseduar me drejtorin e Shërbimit Informativ të Jashtëm të Rusisë, Sergej Naryshkin, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.

Vulin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Federatën Ruse, falënderoi drejtorin Naryshkin për “partneritetin dhe mbështetjen e besueshme dhe gjithmonë të sigurt për Serbinë”.

“Përpjekjet e zëvendëspresidentit Vulin, i cili gjatë kryerjes së funksioneve të ministrit të Mbrojtjes, atij të Brendshëm dhe drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, ndikoi në zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet shërbimeve serbe dhe ruse”, tha Naryshkin.

Përveç takimit të tij me Naryshkin, Vulin është planifikuar të takohet me zyrtarë të tjerë rusë.
Vulin konsiderohet si një nga përkrahësit më të fortë të Kremlinit brenda peizazhit politik të Serbisë. Ai u takua më parë me presidentin rus Vladimir Putin gjatë Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, ku ai afirmoi statusin e Serbisë jo vetëm si një partner strategjik, por edhe një aleat i Rusisë.

Në fillim të këtij viti, Vulin mori vlerësime nga presidenti i Rusisë dhe Shërbimi Federal i Sigurisë.

Vulin është në listën e sanksioneve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe akuzave për korrupsion derisa ishte në krye të BIA-s.

Pavarësisht kësaj pushteti në Serbia ia dha më pas postin e zëvendëskryeministrit, të cilin po e shfrytëzon për të mbajtur lidhjet me Rusinë, ndërsa presidenti i Serbisë dhe kryeministri pretendojnë se Bashkimin Evropain e kanë synim strategjik.

Serbia dhe Rusia kanë një traditë të gjatë të lidhjeve të ngushta. Serbia është ndër vendet e pakta evropiane që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Kremlinit në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Politika e dyfishtë e Serbisë, Vuçeviq prioritizon BE-në – Vulin synon aleanca me Rusinë dhe Kinën
Next: Vulin në Moskë takohet me drejtorin e Rosatomit, flasin për bashkëpunim në fushën e teknologjive bërthamore

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.