Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vulin në Moskë takohet me drejtorin e Rosatomit, flasin për bashkëpunim në fushën e teknologjive bërthamore

The Geopost October 18, 2024 3 min read
Share the news

Gjatë vizitës së tij në Moskë, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, më 16 tetor ka mbajtur një takim me Alexey Likhachev, drejtor i Përgjithshëm i Korporatws Shtetërore e Energjisë Atomike të Rusisë – Rosatom.

Për takimin ka lëshuar komunikatë zyra e shtypit e kësaj korporate, e cila tha: “Gjatë takimit, palët diskutuan për çështjet e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e përdorimit joenergjetik të teknologjive bërthamore, tërheqjen e kompanive serbe për realizimin e projekteve në vendet e treta, si dhe pjesëmarrjen e mundshme të kompanive ruse në projekte të teknologjisë së lartë në Serbi”.

Serbia ka një ligj që ndalon zyrtarët e saj të diskutojnë çështjet e ndërtimit të energjisë bërthamore dhe objekteve të ciklit të karburantit bërthamor në vend.

Megjithatë, për momentin po shqyrtohet heqja e këtyre kufizimeve. Synimet e Serbisë për të hequr këtë ndalesë mund të sjellin atë para një gabimi gjeopolitik që përfshin energjinë bërthamore në Evropën Lindore, ndërsa vendet kërkojnë të largohen nga mbështetja tek Rusia — e cila ka dominuar sektorin e energjisë bërthamore.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq edhe në këtë çështje, sikurse në politikën e jashtme, po vazhdon të luajë në realitetet e reja të krijuara nga pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës dhe të vendosë të njëjtën strategji për të ardhmen bërthamore të vendit të tij, duke luajtur mes SHBA-së e BE-së dhe në anën tjetër Kinës e Rusisë.

Takimi i Vulinit me kreun e Rosatom shpalos synimet e Serbisë për të bashkëpunuar me Rusinë edhe në këtë fushë edhe pse shtetet perëndimore janë përpjekur që të frenojnë varësinë ndaj Rosatomit rus dhe të gjejnë alternativa të tjera për shkak të luftës së nisur të Rusisë kundër Ukrainës.

Sanksionet perëndimore kundër Moskës deri më tani nuk e kanë përfshirë Rosatom në sanksionet kundër Rusisë për shkak se ka një varësi për karburantin rus nga shtetet perëndimore. Për shkak të kësaj varësie të vazhdueshme, Rosatom deri më tani është përjashtuar nga çdo përpjekje për të sanksionuar Rusinë.

Megjithatë, Rosatom shërben si një makinë ushtarake ruse për luftën në Ukrainë. Moska beson qartë se Rosatom do të vazhdojë pa u ndëshkuar nga saknsionet dhe tani po e përdor kompaninë si një kalë Troje për të anashkaluar sanksionet perëndimore. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Rosatom, Alexey Likhachev, kontraktimi ushtarak i kompanisë është rritur ndjeshëm. Në janar 2023, Washington Post publikoi informacionin e marrë nga inteligjenca ukrainase, duke detajuar përfshirjen e Rosatom në furnizimin e industrisë ushtarake me komponentë, pajisje dhe lëndë të para, duke përfshirë oksid alumini për karburantin e raketave, përbërje kimike për aviacionin dhe raketat, bateritë litium-jon për tanke dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, dhe teknologjitë e printimit 3D. Provat sugjerojnë fuqishëm se Rosatom është një partner i plotë dhe në rritje i makinës ushtarake ruse.

/TheGeopost

Continue Reading

Previous: Vulin në Moskë takohet me shefin e Shërbimit të Inteligjencës për të forcuar bashkëpunimin Rusi-Serbi
Next: Moldavia përballet me votën “ekzistente” të BE-së mes ndërhyrjes ruse

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.