Ministri në largim i Policisë, Aleksandar Vulin mori pjesë në takimin e ministrave të brendshëm të disa vendeve të Evropës, i cili është i pari në serinë e formatit të Procesit të Berlinit dhe me atë rast bëri një skandal. Meqenëse organizatori i takimit nuk ka dashur t’i heq flamujt e pjesëmarrësve individualë nga salla në Berlin, përkatësisht flamurin e Kosovës, Vulin ka refuzuar të marrë pjesë në takim dhe kështu e ka vënë Serbinë në pozitë të vështirë.
Bashkëbiseduesi i portalit Nova.rs, i cili është në dijeni të ngjarjeve, tregon se lëvizja e ministrit të policisë në largim e ka vënë Serbinë në pozitë të vështirë për faktin se në të njëjtën konferencë pas pak ditë do të jetë edhe Aleksandar Vuçiq.
“Vetë procesi i Berlinit vazhdon me konferencën kryesore që do të mbahet më 3 nëntor dhe aty do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kështu që lëvizja e tij është e pakuptueshme. Gjithashtu, ai e vë Serbinë në një pozitë të vështirë dhe e ndërlikon situatën në lidhje me regjimin e vizave me deklaratat e tij edhe para vetë konferencës. Të gjitha përpjekjet për ta mbajtur situatën nën kontroll ai e bën edhe më të vështirë”, thotë burimi i portalit tonë.
Sipas Nova.rs, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka kërkuar vazhdimisht nga organizatori heqjen e flamurit të Kosovës, mirëpo pasi që kjo nuk ka ndodhur, ministri Vulin është larguar nga salla ku është mbajtur takimi.
Ai nuk pranoi të merrte pjesë në takim sepse sipas tij nuk respektohej modeli “gymnih” i përfaqësimit të shteteve.
Kujtojmë se Procesi i Berlinit u iniciua nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përgatitjes më të shpejtë për anëtarësimin e mundshëm në BE përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal./NovaS

Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë
Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi
Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit