Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin

The Geopost January 22, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kinës, Ding Xuesiang, duke thënë se  Kina ka deklaruar mbështetjen e saj për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, si dhe “për mbështetjen e Serbisë në parandalimin e ndërhyrjeve të huaja”, e cila, tha ai, është e dukshme.

Vuçiq ka akuzuar Perëndimin për një “revolucion me ngjyra” për protestat e studentëve e opozitës që të cilët po kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për rrëzimin e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Vuçiq në këtë takim e ka përkrahur Kinën edhe në politikat e saj për Tajvanin.

“Ne folëm edhe për çështje politike dhe shpreha mbështetjen e plotë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit nga Republika Popullore e Kinës, në përputhje me parimet e politikës së ‘një Kine’.

Kinezët kanë deklaruar pa mëdyshje mbështetjen e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë e tona, Kemi biseduar edhe për gjërat në vendin tonë, ku pala kineze ka vendosur shumë qartë të mbështesë shtetin e Serbisë dhe mosndërhyrjen e faktorëve të huaj, gjë që është e dukshme në kushtet tona”, u tha Vuçiq gazetarëve në Davos.

Në Davos, Vuçiq ka deklaruar se “patjetër që do të duhet të flas me Putin së shpejti”./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Departamenti Amerikan i Thesarit vendos sanksione ndaj kompanisë kineze për hakimin e Salt Typhoon
Next: Sheshel ia publikon të dhënat personale një gazetari kroat për ta shënjestruar si “agjent të huaj”, dyshohet që i mori nga inteligjenca serbe

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.