Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq kërkoi të flasë me Putinin, Kremlini: Bisedimet i kemi në nivele të larta, takimi sa më shpejt të jetë e mundur

The Geopost January 7, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur sërish për sanksione amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS). Më 4 janar në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, Vuçiq tha se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez, i ka konfirmuar që Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione.

“Ata do të vendosin sanksione, jo vetëm financiare, por sanksione të plota ndaj kompanisë NIS. Këto nuk do të jenë sanksione kundër kompanive që janë në pronësi ruse, apo që financohen nga bankat ruse, por do të jenë sanksione të drejtpërdrejta ndaj kompanisë tonë NIS”, ka thënë Vuçiq. Vuçiq tha se lidhur me këtë çështje planifikon të dërgojë një kërkesë për bisedë me Putinin për 25-27 janar.

Kësaj kërkese i është përgjigjur Kremlini, i cili tha se bisedimet me Serbinë i kanë në nivelet me të larta, ndërsa shumë shpejt do të koordinohen për një bisedë të re. “Bisedimet me miqtë dhe partnerët tanë janë në nivelet më të larta dhe të tjera do të koordinohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Kremlinit për TASS kur u pyet për gatishmërinë për të organizuar një bisedë midis Putinit dhe Vuçiqit.

Vuçiq tha se SHBA do t’i shpallë zyrtarisht sanksionet deri më 15 janar. Më pas Beogradi do të ketë 30 ditë kohë deri më 15 shkurt për të marrë masa. Prej vitit 2008, NIS-i është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë futur Gazprom Neftin në listë të zezë më 2014, pasi Rusia pati aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë. Shumica e aksionerëve të NIS janë Gazprom (56,15% e aksioneve) dhe shteti serb (29,87%)./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Ndalimi i gazit rus rrit presionin mbi qeverinë pro-perëndimore të Moldavisë
Next: Si po kopjon Serbia Rusinë në luftën hibride – ndërhyrje në zgjedhje

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.