Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq dhe Fico do të shkojnë në Moskë për një ngjarje ku Kremlini synon të rrisë mbështetje në luftën në Ukrainë

The Geopost November 23, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bashkë me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico kanë konfirmuar në një konferencë të përbashkët se do të vizitojnë Moskën në maj për një ngjarje përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore. Kjo vizitë e Vuçiqit shënon udhëtimin e tij të parë në Rusi që nga pushtimi i saj në Ukrainë.

Vuçiq e bëri njoftimin në një fjalim publik pas një ftese nga presidenti rus Vladimir Putin për këtë ngjarje.

“Nëse fundi i botës nuk ndodh – edhe pse nuk jam më aq i sigurt, por shpresoj se nuk do të ndodhë – do të ishte një nder i madh për mua të jem në Sheshin e Kuq për 80 vjetorin e çlirimit nga fashizmi ”, tha Vuçiq.

Presidenti serb në këtë konferncë tha se ai gjithashtu diskutoi ngjarjen me kryeministrin sllovak Robert Fico, i cili “do të marrë pjesë gjithashtu”.

Kremlini ka thënë se dëshironte ta bënte 9 majin “festimin më të madh në historinë e tij”, mes një shtytjeje të “vlerave patriotike dhe ushtarake për të nxitur mbështetjen për konfliktin në Ukrainë.

Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012, me zyrtarët e saj që theksojnë se rruga evropiane është prioriteti strategjik i vendit.

Por Serbia mban lidhje të forta me Rusinë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, duke u mbështetur pothuajse tërësisht në gazin rus.

Brukseli ka shprehur shpesh shqetësim për lidhjet e Beogradit me Moskën dhe i bëri thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me Evropën.

Gjatë një vizite në Beograd në fund të tetorit, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen anuloi bisedimet me kryeministrin e Serbisë Milos Vucevic për shkak të takimit të tij të mëparshëm me një ministër rus.

Në anën tjetër, Fico edhe pse është kryeministër i një shteti anëtar të BE-së ai ndjek një kurs të ngjashëm si të liderit autokrat të Hungarisë, Viktor Orban.

Fico e admiron si Vladimir Putinin, duke thënë se ai nuk do të lejonte arrestimin e presidentit rus sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar nëse ai do të vinte në Sllovaki, dhe liderin joliberal të Hungarisë, Viktor Orbán, “i cili mbron interesat e vendit të tij dhe popullit të tij”.

Fico përpara se të merrte detyrën, ai shfrytëzoi nivele të larta të ndjenjave pro-ruse në Sllovaki për të minuar kursin pro-perëndimor të qeverisë.

/TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës po hyn në një ‘cikël të ri të rrezikshëm’ ndërsa kërcënimet përshkallëzohen
Next: Kina dhe Brazili forcojnë aleancën mes fushatës së Xi në Amerikën Latine

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë 7 min read
  • Lajme

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë

The Geopost May 19, 2025
Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit 2 min read
  • Lajme

Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit

The Geopost May 19, 2025
Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë… 3 min read
  • Lajme

Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë…

The Geopost May 17, 2025
Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve 3 min read
  • Lajme

Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve

The Geopost May 17, 2025
Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi 10 min read
  • Lajme

Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi

The Geopost May 16, 2025
“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës 2 min read
  • Lajme

“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës

The Geopost May 16, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.