“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Abe, 67 vjeç, ishte duke mbajtur një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba. Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa Abe nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra.