
Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski, u vra në Ukrainë pasi sulmet ruse goditën automjetin ku po lëvizte jashtë Kievit.
Ai po punonte bashkë me korrespodentin Benjamin Hall, i cili dje mbeti i plagosur nga ky sulm.
Lëndimi i Hallit dhe vrasja e Zakrzewskit vijnë një ditë pas vrasjes së Brent Renaud në Irpin.
Një tjetër gazetar, Juan Arredondo është plagosur të dielën në Ukrainë.
Është raportuar edhe për një gazetare ukrainase të vrarë në Kiev, që po punonte bashkë me FoxNews.
Aleksandra Kuvshnikova, 24 vjeçe, po punonte me transmetuesin amerikan gjatë pushtimit rus.