Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vrasjet me snajperë në Sarajevë, gazetari thotë se Vuçiq ishte organizatori

The Geopost December 1, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ishte i përfshirë në vrasjet me snajperë në Sarajevë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiq.

Në një intervistë për Balkan Talks në Euroneës Albania, ku ka folur mbi shkrimin e tij të fundit investigativ lidhur me këtë cështje, Margetiq ka thënë se hetimi i tij përfshin dëshmi dhe dokumente që tregojnë përfshirjen e Vuçiqit në një njësi paraushtarake serbe, e cila vepronte pranë Sarajevës.

Sipas tij, kjo njësi paraushtarake që udhëhiqej nga Mirko Blagojeviq, kishte leje të veçanta kalimi nga institucionet serbe të kohës.

Vuçiq shoqëronte të ashtuquajturit “klientë” dhe mbante një mjet identifikimi të shërbimeve sekrete serbe, ka thënë ai.

“Në afërsi të Sarajevës, ata udhëhiqeshin nga njerëz të një njësie paraushtarake. Ajo që zbulova është se Vuçiq ishte një nga ata që shoqëronte ‘klientët’ dhe mbante identifikim të shërbimeve sekrete serbe. Mirko Blagojeviq ka thënë se Vuçiq ishte ai që mundësonte lëvizjen e tyre”, tha Margetiq.

Ai po ashtu bëri të ditur se informacionet e mbledhura vijnë nga ish-pjesëtarë të forcave paraushtarake serbe dhe nga ushtarë që kanë marrë pjesë në atë periudhë.

“Kjo ‘safari’ drejtohej nga Sllavko Aleksiq dhe Vuçiq ishte pjesë e njësisë”, tha ai, duke theksuar se në raportin e tij nuk ka fajësuar qytetarët serbë, por individët e përfshirë në aktivitetet e paligjshme.

Deklaratat e Margetiqit kanë shkaktuar reagime të shumta në rajon, duke rikthyer vëmendjen te aktivitetet paraushtarake gjatë rrethimit të Sarajevës dhe rolin e zyrtarëve të sotëm në ngjarjet e luftës.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka shkruar mbi raportimet e mediave botërore për “Safarin e Snajperëve”, ai ka ngrehur edhe padi ndaj Vuciqit lidhur me këtë cështje.

Sipas raportimeve, Safari i snajperëve është organizuar nga njësitë famëkeqe të kriminelëve serbë Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq për vrasje rekreative në Sarajevë gjatë rrethimit në vitet 1992-96, për të cilat një prokuror italian ka nisur hetimet.

Stojkoviq ka publikuar pamjet e Aleksandar Vuçiq nga ajo periudhë që tregojnë se ai mbante një pushkë ose snajper derisa po shëtiste kodrat nga ku gjuajtjet me snajper vranë civilë në Sarajevë./TheGeopost

 

 

Continue Reading

Previous: Ukraina godet dy cisterna nafte ruse të ‘flotës në hije’ me dronë detarë
Next: Rusia vepron në Mal të Zi në mënyrë indirekte, KOS burimi më i rëndësishëm i Moskës në Ballkanin Perëndimor

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.