Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ushtarët e Kosovës trajnojnë ushtarët ukrainas në Britaninë e Madhe

The Geopost April 20, 2024 2 min read
Share the news

Ushtarë të Kosovës po trajnojnë ushtarë nga Ukraina nëMbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit INTERFLEX. Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, ka vizituar ushtarët dhe shpërndau fotografitë në X, ish-Twitter.

“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanëtë Kosovës si pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar. Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet për t’u lavdëruar”, është shprehur Kapiti.

Operacioni Interflex është emri i koduar operacional për operacionin ushtarak shumëkombësh të udhëhequr nga Britania për të trajnuar dhe mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës. Është pasardhës i Operacionit Orbital (2015–2022) dhe filloi në korrik 2022. Ndryshe nga Orbital, Operacioni Interflexzhvillohet brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetet nga kontingjente të partnerëve ndërkombëtarë.

Më 18 janar 2024, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se një kontingjent prej 26 instruktorësh do të dërgohej në Mbretëri tëBashkuar për t’iu bashkuar programit për të ndihmuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Kosova e ka ndihmuar Ukrainën edhe me trajnimin e një personeli ukrainas në heqjen e minave, një trajnim ky i realizuar nga instruktorët e FSK-së në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, atëherë ishte shprehur se është krenar për bashkëpunimin mes dy shteteve për të ndihmuar në përpjekjet që të mbahen të sigurt populli i Ukrainës.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një nismë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe pajisjeve të municioneve të pashpërthyera. Krenarë që e dëshmojmë këtë përpjekje SHBA-Kosovë për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, pati thënë Hovenier.

Gjithashtu Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kishte thënë sendihma e Kosovës për Ukrainën nuk do të kufizohet vetëm në trajnimin e forcave ukrainase, por do të vazhdohet me dërgimin e pakove të mbështetjes ushtarake për Ukrainën me automjete të blinduara e armatime.

Kosova i ka qëndruar Ukrainës në krah që kur filloi agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe iu bashkua botës demokratike për sanksionimin e Rusisë.

/TheGeopost

Continue Reading

Previous: Senatorët amerikanë kërkojnë lidhje më të ngushta me Ballkanin Perëndimor për të luftuar ‘ndikimin malinj’ të Rusisë
Next: Mijëra serbë të Bosnjës marrin pjesë në tubimin që mohon gjenocidin e Srebrenicës në 1995

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.