Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot në Tiranë se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka rifituar vrullin dhe se Bashkimi tani po bashkëpunon shumë më intensivisht me Ballkanin Perëndimor.
Duke folur pas mbërritjes së saj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen tha se ky moment i ri në procesin e zgjerimit është evidentuar nga takime shumë më të shpeshta se vitet e fundit.
Duke kujtuar se kohët e fundit ajo kishte vizituar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, se kishte pasur një Samit të Procesit të Berlinit dhe se një samit BE-Ballkani Perëndimor ishte zhvilluar disa muaj më parë, ajo nënvizoi se ky ishte një progres shumë i qartë.
Ajo tha se në samitin e sotëm në Tiranë do të diskutohet për progresin praktik në fusha të ndryshme dhe po flasim për fusha që janë barrë vetëm për BE-në, siç është siguria energjetike.
“Ne kemi përpiluar një paketë për Ballkanin Perëndimor që pasqyron atë që po bën BE dhe që përfshin 500 milionë euro që do të përdoren nga vendet e rajonit për të ndihmuar familjet dhe bizneset e tyre në këto kohë të vështira”, tha Von der Leyen. .
Ajo shtoi se paketa përmban edhe 500 milionë euro të tjera për investime direkte në infrastrukturë për energjinë e gjelbër të së ardhmes, si energjia diellore dhe e erës, në interkoneksione, por edhe në programe në drejtim të hidrogjenit të gjelbër.
Von der Leyen tha se do të diskutohen edhe tema të tjera si roming dhe përparimi ekonomik.
E pyetur për ndikimin e luftës në Ukrainë, ajo tha se nuk ka të bëjë vetëm me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, por edhe nëse do të mbizotërojë autokracia dhe sundimi i forcës apo demokracia dhe sundimi i ligjit.
Kjo “mundje”, tha ajo, është e dukshme edhe në Ballkanin Perëndimor, ku si Rusia ashtu edhe Kina po përpiqen të zgjerojnë ndikimin e tyre, por ku BE është ende investitori më i madh dhe partneri më i afërt në rajon.
Varet nga ju që të vendosni se në cilën anë jeni. Në anën e demokracisë, që është BE-ja, e cila është miku dhe partneri juaj, apo dëshironi të shkoni në anën tjetër. Këto janë pyetjet themelore që do të diskutojmë. Unë shoh në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se anëtarësimi në BE dhe BE është prioritet për ta dhe kjo është ajo që ne e mbështesim”, tha presidentja i Komisionit Evropian./Beta, Danas/