Ukraina ka pranuar pothuajse 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së pushtimit rus.
SHBA-ja ka dhuruar afër 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë të tjera, të cilat kanë arritur në Ukrainë, bëri të ditur Ministria ukrainase e Financave.
“Këto fonde do të drejtohen për shpenzimet urgjente sociale, humanitare dhe shëndetësore. Por, po ashtu për të mbështetur qytetarët e zhvendosur brenda vendit”, u tha në njoftim.
Senati amerikan ka miratuar pothuajse 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën të enjten, ndërkaq grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) është pajtuar që t’i ofrojë Ukrainës mbi 18 miliardë dollarë fonde.
SHBA-ja, Britania dhe shtetet e tjera, përveç ndihmës financiare, i kanë ofruar Ukrainës edhe ndihmë ushtarake për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit që Rusia nisi më 24 shkurt./REL

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara