![](https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2022/09/kharkiv.jpg)
Ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë vazhduar të rikthejnë kontrollin e territoreve që i kishin pushtuar forcat ruse, pas nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat e saj mbrojtëse kanë çliruar më shumë se 20 fshatra, në rajonet e Kharkivit dhe Doneskut, në lindje të vendit.
Për probleme me rrymë dhe ujë është raportuar në Kharkiv, Sumi, Poltava, Zaporizhja dhe rajonet e Dnjipropetrovskut, çka ka çrregulluar jetët e miliona personave.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia ka goditur termocentralin e dytë më të madh ukrainas TEC-5. Presidenti VolodymirZelensky ka publikuar një video ku shihet në flakë ky termocentral.
Zelensky ka thënë se Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën civile “për t’i lënë njerëzit pa rrymë dhe ngrohje”.
“Terroristët rusë mbesin terroristë dhe vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën kritike. Nuk janë sulmuar objekte ushtarake, synimi i vetëm është lënia e njerëzve pa rrymë dhe ngrohje”, ka thënë në Twitter.
A total blackout in the Kharkiv & Donetsk regions, a partial one in the Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk & Sumy regions. RF terrorists remain terrorists & attack critical infrastructure. No military facilities, the goal is to deprive people of light & heat. #RussiaIsATerroristState
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 11, 2022
Në fushëbetejë, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë më 11 shtator se luftimet janë duke vazhduar rreth qytezave të Izjumit dhe Kupianskut.
Kupiansku ka rëndësi strategjike për Rusinë, pasi prej aty janë furnizuar trupat ruse për t’i luftuar forcat ukrainase.
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase ValeriyZaluzhniy ka theksuar se forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e 3 mijë kilometrave katrorë, prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator.
Ai ka thënë se trupat ukrainase janë vetëm 50 kilometra larg kufirit me Rusinë.
🇺🇦 counteroffensive is ongoing in the Kharkiv region. Dozens of villages and towns have been liberated. #UAarmy reached Hoptivka check point, at the border of the terrorist state.
🇺🇦 will restore its territorial integrity, including Donbas and Crimea.
Prepare to swim, occupiers. pic.twitter.com/6L3hO7MvJN— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 11, 2022
Guvernatori i Kharkivit, OlehSyniehubov ka thënë se trupat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e më shumë se 40 vendbanimeve në këtë rajon.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /The Geopost