Televizioni “Iran International”, me seli në Londër, ka siguruar fotot e shtetasve iranianë të konsideruar lojtarët kyç në sulmet kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës në Teheran.
Rasti më i fundit i sulmeve informatike që iu atribuuan shërbimeve sekrete iraniane ishte ai kundër sistemeve qeveritare në Shqipëri, i nisur në vitin 2021 dhe i kurorëzuar me një çoroditje masive të shërbimeve online në korrik.
Sipas një hetimi të kompanisë “Microsoft”, gjatë sulmeve u vodhën informacione dhe dolën jashtë funksionit shërbimet publike, për shkak se Shqipëria ka strehuar një grup opozitar iranian.
Javën e kaluar Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e Republikës Islamike të akredituar në Tiranë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Ministrisë Iraniane të Inteligjencës dhe drejtuesit të saj, me NATO-n që shprehu gjithashtu mbështetjen për Shqipërinë.
Sipas informacioneve të siguruara nga televizioni iranian, kreu i operacioneve kibernetike pranë Gardës Revolucionare Iraniane është një person i identifikuar si 61-vjeçari Hamidreza Lashkarian.
Ai jeton në Teheran dhe punon si profesor universiteti. Ka të dhëna se ai është përfshirë në sulme të shumta kibernetike për llogari të shërbimeve sekrete.
Vitin e kaluar, një grup i quajtur “Sayad Project” vuri në shënjestër aeroportin e Tiranës. Një grup hakerash që punon kundër qeverisë së Republikës Islamike, i quajtur “Lexo Buzët e Mia” zbuloi identitetin e autorit të sulmit, i quajtur Mohammad-Bagher Shirinkar, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij në aksione të shumta informatike.
Vëllai i tij, Hossein Shirinkar është gjithashtu një aktor kyç në grupi “Sayad Project”. Sipas medias iraniane me bazë në Londër, ai është kreu i Inspektoriatit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare.
Një tjetër operator është Mehdi Hashemi Tughraljardi, që është dhe kunati i vëllezërve Shirinkar. Edhe ai është gjithashtu i sanksionuar dhe rezulton drejtor i përgjithshëm i një kompanie digjitale në Teheran.
Sipas “Microsoft”, agresorët kibernetikë kanë vepruar jashtë Iranit dhe kanë përdorur mjete të ndryshme si kode fshirëse të përdorura edhe nga hakera të tjerë iranianë, të njohur për sulme ndaj vendeve politikat e të cilëve bien ndesh me interesat e Republikës Islamike. /Euronews Albania/

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit