Në një bazë të Mjeteve Tokësore pa Pilot (UGV) pranë vijës së frontit në verilindje të Ukrainës, teknologjia po merr rolin kryesor në luftë.
Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i njohur si “Shorokh”, thotë se objektivi kryesor është zvogëlimi i rrezikut për ushtarët duke i zëvendësuar sa më shumë me mjete tokësore robotike.
“Jemi një nga njësitë më të përparuara në botë në këtë lloj lufte”, deklaron ai për Kyiv Post, gjatë një vizite në qendrat e riparimit, trajnimet dhe sallën e operacioneve.
Brigada e 3-të Sulmuese, një nga formacionet më të fuqishme të ushtrisë ukrainase, ka ngritur një sistem të avancuar logjistik të bazuar krejtësisht në UGV. Këto mjete dorëzojnë deri në 10 ton furnizime në javë në vijën e parë dhe rreth 370 ton në nivel brigade çdo muaj – diçka që një kamion tradicional nuk mund ta bëjë pa u shënjestruar nga dronët rusë.
Deri në vitin 2025, batalioni i Shorokh-ut është bërë njësia e parë në histori që furnizon plotësisht një brigadë luftarake vetëm me mjete tokësore robotike.
Përveç logjistikës, shumë UGV përdoren edhe në vijën e parë si platforma sulmuese, të pajisura me mitralozë të rëndë .50 apo granatahedhës automatikë për të mbështetur sulmet e këmbësorisë. Kjo taktikë tashmë po aplikohet edhe nga disa brigada të tjera ukrainase – ndërsa Rusia dhe NATO ende po eksperimentojnë.
Një UGV e Brigadës së 3-të madje mbajti një sektor të frontit për 45 ditë rresht, duke funksionuar e pavarur, falë një sistemi të fortë, kamerave termike dhe lidhjes satelitore Starlink.
Severin Yurchik, 25 vjeç, zëvendëskomandant i njësisë inxhinierike UGV, thotë se robotët po kryejnë detyra që dikur ishin tejet të rrezikshme për ushtarët: vendosjen e minave, pastrimin e fushave, shkuljen e telave me gjemba dhe shkatërrimin e urave.

“Nëse duhet të çojmë njerëz në hapësirë të hapur, UGV-të gjithmonë hapin rrugën të parat”, thotë ai.
Një përdorim vendimtar i UGV-ve është evakuimi i të plagosurve. Nënkomandantja mjekësore, Sofia Menichuk, shpjegon se transporti i një të plagosuri me automjet të zakonshëm është bërë pothuajse vetëvrasës për shkak të dronëve rusë FPV.
UGV-të, të pajisura me barelë, janë më pak të dukshme nga ajri, më të qeta dhe më të lehta për t’u kamufluar, gjë që i bën ato ideale për evakuim.
“Sot, rreth 80% e të plagosurve në brigadë evakuohen nga robotët tokësorë. Pa to, do të vdisnin shumë më shumë ushtarë”, thotë Menichuk.
Në qendrën e komandës, operatorët monitorojnë më shumë se 25 kamera të dronëve ajrorë dhe tokësorë për të marrë vendime të menjëhershme, të cilat mund të përcaktojnë nëse një mision me UGV do të ketë sukses apo jo.
“Duhet të dallosh gjithçka brenda sekondash. Vendimet e tua mund të shpëtojnë jetë”, thotë operatorja Marta Khlivnushko.
Eksperimenti më i fundit është një UGV i madh që transporton 1-2 UGV kamikaze më të vogla, të cilat lëshohen pranë pozicioneve ruse për t’i shkatërruar.
“Nëse rusët fshihen në bunkerë të thellë, UGV-të e vogla mund të hyjnë atje ku të mëdhatë nuk arrijnë”, thotë komandanti Shorokh./TheGeoPost.

Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë
Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi
Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit