Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u ka thënë serbëve në entitet se do të jenë të lirë nga kontrolli i shtetit boshnjak. Në të njëjtën kohë, ai po kufizon me shpejtësi liritë e tyre dhe po kërcënon me persekutimin e atyre që mendojnë ndryshe.
Ndërsa zemërimi vazhdon rreth urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet shtetërore kundër Milorad Dodik, Asambleja Kombëtare e Republika Srpska ka miratuar ligje që kufizojnë liritë publike, duke pasur në shënjestër aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët në muajt e fundit – edhe pse Dodik zotohet se njerëzit do të jenë të lirë nga kontrolli i shtetit boshnjak.
Javën e kaluar, shumica qeveritare miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues të Republika Srpska. Ky ligj u jep autoriteteve më shumë kompetenca për të mbledhur të dhëna dhe për të hetuar përpjekjet e supozuara për t’i minuar ato ose për të kërcënuar sigurinë e entitetit të dominuar nga serbët.
Ligji gjithashtu penalizon “mospërfilljen ose moszbatimin e vendimeve të organeve apo institucioneve të Republikës Srpska” si dhe “krime të tjera që kërcënojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës Srpska”. Ai parashikon krijimin e një Prokurorie të re Speciale dhe një Gjykate të Republika Srpska.
Ligjet e reja u miratuan një javë pasi Zyra e Prokurorisë lëshoi urdhra arresti më 12 mars kundër Presidentit të Republikës Srpska Dodik, kryeministrit të njësisë Radovan Viskoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç./BI/

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin
“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin