Ftesa e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për turistët rusë dhe kërkesa e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për t’i ndaluar ata ka ngjallur shumë debate.
Ekspertja e turizmit Flora Xhemani dhe Irina Romanova ukrainasja që zhvillon guida turistike u përplasën në studion e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Sipas Xhemanit, është në traditën shqiptare që t’i hapim derën atyre që trokasin, ndërsa Romanova bëri thirrje që të mos lejohej asnjë rus të vinte për turizëm në Shqipëri.
Ndërsa Xhemani theksoi se nuk mund të lejonim politikat e gabuara të një vendi të penalizonin ata qytetarë që do të kishin dëshirë të kalonin pushimet në Shqipëri, Romanova u shpreh se nëse do të kishte rusë që do kishin dalë kundër Putinit dhe pushtimit, do të kishin ikur që pas 24 shkurtit nga Rusia. Sipas saj nuk mund të lejohen persona pro luftës në Shqipëri.
Sidoqoftë Romaniva shtoi se nuk do të kërkonte nga asnjë biznes që të mos punonte me rusët, duke qenë se turistët rusë janë potencial ekonomik, por pohoi se nuk do të jepte guida vetë sepse emocionalisht e kishte të pamundur.

Azerbajxhani proteston ndaj Rusisë pasi ambasada në Kiev u dëmtua nga sulmi me raketa ruse
Japonia i kërkon Kinës të zvogëlojë reagimin në debatin për Tajvanin
Kallas konfirmon se BE po punon për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
Gjermania miraton planin e ri të shërbimit ushtarak për të rritur numrin e trupave
Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi
Rruga e Ballkanit Perëndimor – Rrugë e re për migrantët kinezë drejt perëndimit