Në Beograd të shtunën, organizuar nga grupi joformal “Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës”, u bë një kërkesë që trupat e Federatës Ruse të tërhiqen menjëherë nga territori i Ukrainës sovrane dhe për të gjithë autorët e krimeve luftës nw tw cilwn vdiqwn dhjetëra mijëra civilë tw ekstradohen menjëherë në drejtësinë ukrainase për t’u gjykuar për krime lufte.
Në fund të takimit para ambasadës së saj, Rusisë iu kërkua që të tërheqë menjëherë “të gjithë 4036 agjentët e inteligjencës” nga Serbia, veçanërisht “27 agjentë në qeverinë serbe, shtatë agjentë në presidencën serbe, 86 agjentë në ministri të Mbrojtjes, 64 agjentë në MPB, të gjithë 113 agjentë në Agjencinë e Sigurisë Informative dhe agjentë të shumtë në organizatat fetare në Serbi”.
Gjatë pjesës së parë të tubimit, në Sheshin e Republikës, profesoresha e Universitetit të Beogradit dhe anëtarja e koalicionit “Na duhet” Biljana Stojkoviq tha se në Serbi duhet të dërgohet një mesazh për të ditur kush janë kriminelët dhe cilët janë viktimat dhe se kjo është e vetmja gjë qw duhet të na interesojë, nëse jemi njerëz, sepse çdo qenie njerëzore duhet të dijë dallimin midis vuajtjes dhe krimit, njerëzimit dhe moralit.
Stojkoviq tha se ky grup tashmë po “u jep një mësim” të gjithëve nga kjo zonë, sepse ata tregojnë atë që çdo qenie njerëzore duhet të tregojë, “e ajo është të kuptuarit se asnjë jetë njerëzore nuk mund të vlejë të luftohet për territore, manipulime politike, mashtrime, para dhe oligarkw”, raporton FoNet.
Ajo theksoi se “çdo vuajtje është vuajtja e secilit prej nesh”, duke shtuar se “çdo njeri është një botë unike” dhe se “kur vret një njeri, vret një botë”. Stojkoviq theksoi se solidariteti me të gjithë njerëzit, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe politike, duhet të ushqehet, sepse pa këtë, kjo botë do të “shkojë në ferr”.
Mungesa e empatisw
Aktivistja Aida Qoroviq lexoi një letër në emër të një numri të madh të organizatave të grave, aktivisteve dhe feministeve nga Serbia, në të cilën theksohej se “ne lexojmë dhe dëgjojmë statistika” për luftën në Ukrainë, dhe njerëzit e deri dje jetët e tyre të zakonshme” regjistrohen si popullsi civile, dhe përballë tyre – ushtria “.
Qoroviq paralajmëroi se “nuk ka emra” dhe se “askush nuk sheh fytyra apo dëgjon zëra në qytetet ku këto qenie njerëzore kanë jetuar deri dje”. Ajo theksoi se lufta në Ukrainë, si gjithë të tjerat, ishte “e pakuptimtë, fryt i modeleve patriarkale të konkurrencës dhe dominimit, një luftë mashkullore në botën mashkullore”.
Ajo shtoi se “jemi dëshmitarë të intensifikimit dhe përballjes së blloqeve imperialiste në nivel global dhe thellimit të spiralës luftënxitëse” dhe theksoi se narrativa e rritjes së buxheteve të luftës dhe militarizimit është bërë sërish dominuese
“Mungesa e ndjeshmërisë elementare në lidhje me viktimat ukrainase është shqetësuese dhe kremtimi krejtësisht irracional i agresionit rus është bërë matrica dhe narrativa dominuese e të menduarit dhe të folurit në Serbi,” vuri në dukje Qoroviq.
Ajo arriti në përfundimin se është pothuajse e pabesueshme që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se lufta është në interes të përfituesve ushtarakë dhe prodhuesve të armëve.