Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Tentimvrasje ndaj Jabllanoviqit, Radomiroviq jep detaje: Radoiçiq dhe Lista Serbe qëndrojnë prapa

The Geopost May 5, 2024 3 min read
Share the news

Marko Jabllanoviq, ishte caku i tentimvrasjes që është raportuar të ketë ndodhur pas mesnate në Soqanicë. Detaje për këtë ka dhënë zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, i cili ka bërë përgjegjëse Listën Serbe dhe të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq.

Përmes një statusi në Facebook, Radomiroviq përgjegjës ka bërë edhe kandidatin serb për kryetar të Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ishte tërhequr më pas nga gara, siç u pat raportuar atëherë “si pasojë e presionit të madh që po u bëhet serbëve të Kosovës nga Beogradi zyrtar”.

Sipas tij, deri te vrasja nuk erdhi pasi sulmuesit i ka dështuar arma automatike e tipit “Scorpion”.

“Për shkak të informacioneve për tentativën e vrasjes së Marko Jabllanoviqit, anëtar i partisë ‘Za Sloboda Pravdu i Opstanak’, më duhet t’ju njoftoj për detajet. Me date 05.05 në ora 00:15 min. në Soçanicë, përballë kafenesë “Klub B”, është tentuar të vritet shoku dhe bashkëpunëtori ynë Marko Jabllanoviq. Ngjarja tragjike nuk ka ndodhur pasi i ka dështuar arma automatike e sulmuesit të tipit “Scorpion”. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojët vendas Slavko Simiq, Zoran Todiq, ka shkruar ai.

Ai ka deklaruar se kërcënimet kishin ardhur në takimin e fundit me Jabllanoviqin, kur siç ka thënë ai ishin paralajmëruar se janë në rrezik t’i vrasin nën arsyetimin se po punonin “kundër interesave të regjimit”.

Gjithashtu dua t’ju njoh me ngjarjet e ndodhura para zgjedhjeve për kryetar Leposaviq në prill 2023. Dihet se unë dhe Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për të sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq.

Pasi Aleksandar Jabllanoviq u pajtua në Beograd me Aleksandar Vulin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për disa para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Leposaviqit, unë dhe Marko vazhduam të luftonim për popullin tonë, për t’i inkurajuar ata që të të rifitojë dinjitetin e nevojshëm dhe të marrë jetën në dorë.

Në takimin e fundit me Aleksandar Jabllanoviqin na paralajmëruan se jemi në rrezik të na vrasin sepse po punojmë kundër interesave të regjimit. I bëjmë thirrje kësaj radhe që Aleksandar Jabllanoviq të dalë publikisht dhe të thotë se me kë ka pasur një bisedë të tillë. Gjithashtu, që nga ai moment, Aleksandri, i cili në atë moment i shiti të gjithë mbështetësit tanë për një para të pavlerë dhe bleu prej tij një xhip dhe një automjet “Quad”, për mua është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në tentativën për vrasjen e Marko Jabllanoviqit, ka shkruar ai ndër të tjera.

Gjithashtu, mua dhe Markos na ofroi Aleksandar Jabllanoviq të merrnim lokale, apartamente dhe para dhe kur nuk e bëmë, Aleksandri na paralajmëroi se mund të na vrisnin. Po ashtu, më duhet të informoj opinionin se nga ai moment Aleksandar Jabllanoviq nuk flet as me fëmijët e mitur të Markos, të cilët nuk kanë asnjë faj. Ftojmë të gjithë qytetarët që t’i kundërvihen kaubojve vendas dhe të mos kenë frikë nga kërcënimet dhe shantazhet, sepse duhet të kemi parasysh se DERI TE LIRIA MUND TË VIHET ME TRIMËRI, E JO ME QYQARLLËK, përfubdon ai duke shtuar se nuk do të tërhiqen oavarësisht kërcënimeve me jetë që po marrin vazhdimisht.

Continue Reading

Previous: Në luftën në Ukrainë, Kina po ndihmon të anojë vrullin në favor të Rusisë, thotë spiuni i lartë amerikan
Next: Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.