Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Tajvan: Kina rrit përpjekjet për të minuar demokracinë përmes dezinformimit

The Geopost January 6, 2025 2 min read
Share the news

Qeveria e Tajvanit thotë se Kina po dyfishon përpjekjet e saj për të minuar besimin në demokracinë e ishullit të vetëqeverisur dhe lidhjet e ngushta me Shtetet e Bashkuara duke përhapur dezinformata, veçanërisht në internet.

Sipas Zyrës së Sigurisë Kombëtare, numri i informacioneve të rreme ose të shtrembëruara të përhapura nga Kina u rrit me 60% vitin e kaluar, nga 1.33 milionë në 2023 në 2.16 milionë.

Raporti i shkurtër i publikuar të premten numëronte “informacione të diskutueshme” por nuk e përcaktoi termin më tej. Facebook dhe X, të njohur më parë si Twitter, ishin kanalet kryesore për dezinformimin, së bashku me platformat që synonin në mënyrë eksplicite të rinjtë, si TikTok, thuhet në raport.

Kina krijoi “llogari joautentike” për të përhapur propagandën e saj në YouTube, përdori teknologji të tilla si inteligjenca artificiale për të krijuar video të rreme dhe përmbyti seksionet e komenteve me deklarata pro Kinës, thuhet në raport. Kina ka përdorur platformat globale të mediave sociale për të përhapur mesazhe zyrtare dhe dezinformata për vite me rradhë, pavarësisht se i ndalon ato brenda vetë vendit.

Pekini tashmë ka ndikim të konsiderueshëm mbi gazetat tajvaneze dhe mediat e tjera tradicionale përmes interesave të biznesit të pronarëve të tyre në Kinën kontinentale.

Kina pretendon Tajvanin si territorin e saj, të cilin do ta vërë nën kontrollin e saj me forcë nëse është e nevojshme. Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, udhëheqësi kinez Xi Jinping përsëriti se bashkimi me Tajvanin është i pashmangshëm dhe nuk mund të bllokohet nga forcat e jashtme – një referencë e mundshme për Shtetet e Bashkuara, aleatin më të rëndësishëm të Tajvanit.

Kina dërgon rregullisht avionë luftarakë, anije dhe balona në zonat e kontrolluara nga Tajvani dhe zhvillon stërvitje ushtarake për të simuluar një bllokadë ose pushtim të ishullit. Pekini ka rritur gjithashtu forcat e tij detare dhe raketore për të sulmuar objektivat kyçe dhe për të penguar ndihmën ushtarake amerikane.

Presidenti Tajvanez Lai Ching-te tha në fjalimin e tij të Vitit të Ri se ishulli do të forcojë më tej mbrojtjen e tij përballë kërcënimeve të përshkallëzuara kineze. Tajvani është një pjesë e rëndësishme e “vijës mbrojtëse të demokracisë” globale kundër shteteve autoritare si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani./VOA/

Continue Reading

Previous: Ukraina nis ofensivën e re në rajonin rus të Kurskut
Next: Ndalimi i gazit rus rrit presionin mbi qeverinë pro-perëndimore të Moldavisë

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.