Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Sveçla: Numri prej të cilit erdhi kërcënimi me bombë është i regjistruar në Serbi

The Geopost July 6, 2025 2 min read
Share the news

Kërcënimi me bombë, të cilin institucionet e sigurisë e kanë cilësuar si sulm hibrid me origjinë nga Serbia, sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zhivkoviq, shtetas serb.

“Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zivkovic”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë përmes një shkrimi në Facebook se institucionet e Kosovës po e trajtojnë këtë rast me prioritet të lartë dhe se do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për këtë akt kërcënues.

“Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë,” ka shtuar ai.

Pas alarmit për mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës, pati reagime të shumta.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kërcënimi ishte bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.

“Hetimet po vazhdojnë në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente, si dhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të burimit të kërcënimit, identifikimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit të përdorura”, thuhej në njoftimin e Policisë.

“Sipas njoftimit, është kërkuar evakuimi sepse në gjuhën angleze një person ka thirr dhe ka thënë që një bombë është vendosë në ndërtesë dhe e njëjta do shpërthejë brenda 10 minutash”, ka zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Mediat kineze dhe ruse bashkohen: Lavrov e shpëton Vuçiqin nga ‘telashet e mëdha’
Next: Rutte: Kina mund t’i kërkojë Rusisë të sulmojë NATO-n nëse ajo pushton Tajvanin

Kallas e BE-së paralajmëron se Moska po përgatit “manualin” e Moldavisë për të ndikuar në zgjedhjet e Armenisë në 2026 2 min read
  • Lajme

Kallas e BE-së paralajmëron se Moska po përgatit “manualin” e Moldavisë për të ndikuar në zgjedhjet e Armenisë në 2026

The Geopost December 4, 2025
BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën 4 min read
  • Lajme

BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

The Geopost December 4, 2025
SHBA: Ballkani i ndjeshëm për shkak të ndikimit rus, Serbia të mbahet përgjegjëse për Banjskën 3 min read
  • Lajme

SHBA: Ballkani i ndjeshëm për shkak të ndikimit rus, Serbia të mbahet përgjegjëse për Banjskën

The Geopost December 4, 2025
Beogradi po mbështet vazhdimisht strukturat destabilizuese dhe po refuzon njohjen e realitetit në Kosovë 2 min read
  • Lajme

Beogradi po mbështet vazhdimisht strukturat destabilizuese dhe po refuzon njohjen e realitetit në Kosovë

The Geopost December 4, 2025
SHBA-ja nuk jep licencën, Serbia në kaos: Vendimi prorus i Vuçiqit rrezikon 12 mijë punëtorë 3 min read
  • Lajme

SHBA-ja nuk jep licencën, Serbia në kaos: Vendimi prorus i Vuçiqit rrezikon 12 mijë punëtorë

The Geopost December 4, 2025
Oficerët serbë bojkotojnë ceremoninë e Forcave të Armatosura të BeH për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Kosovës 2 min read
  • Lajme

Oficerët serbë bojkotojnë ceremoninë e Forcave të Armatosura të BeH për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Kosovës

The Geopost December 3, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.