Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Sulmi i Dodikut ndaj institucioneve të BeH me mbështetjen e Moskës

The Geopost March 6, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, nënshkroi dekrete që ndalojnë funksionimin e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë-Hercegovinës (HJSC) në këtë territor.

Është interesant fakti se Dodik mori mbështetje nga ideologu ultra-nacionalist rus Alexander Dugin, i njohur për pikëpamjet e tij ekstreme dhe afërsinë me Kremlinin.

Dugin ka deklaruar në rrjetin social X se Dodik dyshohet se është nën presionin e “administratës euroglobaliste” dhe për këtë arsye kërkon mbështetjen e Rusisë nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Milorad Dodik është në konflikt me administratën euroglobaliste dhe në vend të tyre zgjedh Rusinë. Është nën sulm dhe nuk ka zgjidhje veçse t’i bashkohet Serbisë”, ka shkruar Dugin.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, po shqyrton mundësinë e përdorimit të kompetencave të Bonit për të anuluar këto ligje. Megjithatë, Dodik tashmë ka kërcënuar se një veprim i tillë mund të çojë në tërheqjen e Republikës Serbe nga institucionet shtetërore, gjë që do të thellonte më tej krizën.

Lëvizjet e Dodik vijnë menjëherë pasi Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës e dënoi atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim në funksione publike.

Rusia reagoi shpejt ndaj vendimit të Milorad Dodik, duke denoncuar dënimin me një vit burg dhe ndalimin e veprimtarisë politike si vendime të dyshuara të motivuara politikisht. Kremlini e vlerësoi vendimin si një përpjekje për të destabilizuar rajonin.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e quajti gjyqin një “parodi të drejtësisë”.

Continue Reading

Previous: Kaos, përleshje dhe bomba tymi në seancë të Kuvendit të Serbisë
Next: Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së duan të rrisin fondet për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe Ukrainës

Scott kërkon nga Kongresi ta mbajë përgjegjëse Rusinë: Putin është bandit, e neveritshme çka ka bërë në Ukrainë 2 min read
  • Lajme

Scott kërkon nga Kongresi ta mbajë përgjegjëse Rusinë: Putin është bandit, e neveritshme çka ka bërë në Ukrainë

The Geopost August 5, 2026
SHBA planifikon të ndalojë importin e transmetuesve optikë kinezë për AI 2 min read
  • Lajme

SHBA planifikon të ndalojë importin e transmetuesve optikë kinezë për AI

The Geopost August 5, 2026
Zelensky: Rusia humbi mbi 30 mijë trupa nga sulmet me dronë gjatë korrikut 3 min read
  • Lajme

Zelensky: Rusia humbi mbi 30 mijë trupa nga sulmet me dronë gjatë korrikut

The Geopost August 5, 2026
Prokuroria Speciale vazhdon hetimet në lokacionin e tretë të dyshuar si varrezë masive në Zubin Potok 3 min read
  • Lajme

Prokuroria Speciale vazhdon hetimet në lokacionin e tretë të dyshuar si varrezë masive në Zubin Potok

The Geopost August 5, 2026
Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar

The Geopost August 4, 2026
Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj” 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”

The Geopost August 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.