Formimi i një koalicioni paszgjedhor për të udhëhequr një qeveri të re të qëndrueshme në Mal të Zi do të jetë e vështirë dhe qëndrimi i vendit në rrugën evropiane do të varet nga disa faktorë, thotë Ivana Stradner, studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington.
Për interesin perëndimor për qeverinë e re të Malit të Zi, Stradner tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (RFE/RL) se Uashingtoni aktualisht e shikon Ballkanin Perëndimor përmes prizmit të luftës në Ukrainë dhe se qëllimi i tyre është të parandalojnë Moskën që ta destabilizojë atë.
Ajo gjithashtu beson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është rehat me një Mal të Zi të paqëndrueshëm, në mënyrë që përmes Kishës Ortodokse Serbe të mund të eskalojë dhe pastaj të qetësojë situatën, duke u pozicionuar kështu si një ndërmjetës rajonal në sytë e Perëndimit.
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare janë ndër zgjedhjet më të rëndësishme në Mal të Zi në vitet e fundit dhe ky tren nuk duhet humbur, thotë Stradner./RSE/