Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po qëndron për vizitë zyrtare në Uashington, ku takoi Nënsekretaren Amerikane të Shtetit për Qështje Politike, Viktoria Nuland. Zyrtarja e lartë amerikane shprehu mirënjohjen e SHBA-ve për gatishmërinë e Kosovës që të strehojë migrantët afganë gjatë verës së këtij viti. “Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkroi Nuland ne tuiter pas takmit me Osmanin.
Ajo theksoi se në takim kanë trajtuar një mori temash me rëndësi për Kosovën, përfshirë edhe normalizimin e raporteve me Serbinë. ”Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë,” ka shkruar Nuland.