Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën kundrejt kërcënimeve të vazhdueshme që Rusia është duke i bërë këtij shteti.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Hovenier ka thënë se Rusia po kërcënon vlerat demokratike.
“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdo kund. Kjo ka të bëjë me parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier.
Kosovans #StandwithUkraine. Russia's threat to Ukraine is a threat to democratic values everywhere. This is about fundamental, non-negotiable principles, including the inherent right of citizens to determine their country’s future.👇https://t.co/qd9m1k37Xf
— Official account of the U.S. Ambassador to Kosovo (@USAmbKosovo) February 1, 2022
Në komunikatën e postuar në uebfaqen e Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, thuhet se amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë krah Ukrainës, në mënyrë që të ketë një Evropë të lirë e të qëndrueshme.
“Amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të popujve të demokracive, qofshin ata amerikanë, kosovarë apo të tjerë anembanë globit”, ka thënë Hovenier, thuhet në komunikatë./The Geopost/

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi