
epa09470142 US Department of State Counselor Derek Chollet (C) speaks to the press during his official visit to Tripoli, Libya, 15 september 2021. EPA-EFE/STR
Gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet tha se Serbia duhet t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për luftën që po bën në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se sjellja e Rusisë ishte e papranueshme.
“Ne respektojmë pikëpamjet e liderëve në Beograd, por për arsye praktike besojmë se Serbia duhet ta përmbushë fatin e saj dhe përderisa qëndron larg sanksioneve nuk mund të bëjë përparim. Ne e diskutojmë këtë hapur. Në kohën e kaluar Serbia ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm si votimi kundër Rusisë në OKB dhe ne jemi gati të punojmë me miqtë tanë në Beograd për t’i bindur ata të mbështesin edhe më shumë Ukrainën, e cila ka nevojë për mbështetje më të fortë, por edhe për të ndëshkuar sjelljen e Rusisë”, tha Chollet në konferencën për shtyp, raporton Euronews Serbia.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me njësinë paraushtarake të njohur si “Grupi Wagner”, Chollet tha se SHBA-të janë shumë të shqetësuara për këtë sepse kanë parë veprimet e këtij grupi në mbarë botën dhe tani në Ukrainë.
Ai shtoi se Grupi Wagner po rekrutonte ushtarë në Serbi dhe në mbarë botën.
“Ne e dimë se ky grup po rekruton ushtarë si në Serbi ashtu edhe gjetkë në botë dhe ne jemi të shqetësuar për këtë. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë me qeverinë në Beograd si dhe në mbarë botën për të neutralizuar aktivitetet e tyre,” tha Chollet.
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit ka qenë dje në Kosovë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të Kosovës./The Geopost/