Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia do të rrisë rezervat e gazit me furnizim nga Rusia, ambasadori rus në Beograd lavdëron “marrëdhëniet ushtarako-industriale” 

The Geopost June 6, 2024 2 min read
Share the news
Serbia planifikon të rrisë rezervat ekzistuese të gazit duke u furnizuar nga Rusinë. Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në transmetimin e Radio Televizionit të Serbisë.
“Aktualisht kemi 544 milionë metër kub gaz, nga të cilët 381 janë në objektin e magazinimit të Banatsky Dvor dhe 163 janë të depozituara në depo në Hungari. Duhet të rrisim vëllimet, duhet të flasim për këtë me miqtë tanë hungarezë. Ne duhet të rrisim rezervat, kështu që duhet ta diskutojmë këtë me rusët dhe me Azerbajxhanin”, tha Vuçiq.
Ambasadori rus në Serbi Aleksandër Botsan-Kharçenko theksoi më herët se “bashkëpunimi midis Moskës dhe Beogradit ka një nivel të lartë efektiviteti në kompleksin ushtarako-industrial, kujdesin shëndetësor dhe gjithashtu mund të marrë një shtysë tjetër në sektorin e energjisë këtë vit”.
Ai theksoi se “përmes Gazpromit priten projekte energjetike në sektorin e gazit”, të cilat “mund të fillojnë këtë vit dhe do të marrin zhvillim të mjaftueshëm, duke garantuar sigurinë energjetike të Serbisë”.
Ndër goditjet e para që Perëndimi i dha Rusisë për ta ndëshkuar për agresionin kundër Ukrainës ishte sanksionimi për resurset e gazit. Serbia nuk u radhit as për këtë çështje me vendet e Perëndimit.
Në mars 2022, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, BE vendosi sanksione ndaj Gazprom Neft.
Më 8 qershor, Kanadaja ndaloi shërbimet për industrinë ruse të naftës, minierave, gazit dhe kimikateve. Më 8 mars 2022, presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi ndalimin e importeve të naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu më 8 mars 2022, Shell njoftoi synimin e saj për t’u tërhequr nga industria ruse e hidrokarbureve./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Ministri i Jashtëm polak thotë se SHBA do të sulmojë trupat ruse në Ukrainë nëse Rusia përdor armë bërthamore
Next: Eksluzive: Audio në mes të oficerit të BIA-s dhe Bedri Shabanit

Kurti: Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka ardhur nga Serbia, tre të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kurti: Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka ardhur nga Serbia, tre të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale

The Geopost December 10, 2025
Britania vendos sanksione ndaj mediave dhe entiteteve ruse, paralajmëron për kërcënime hibride 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Britania vendos sanksione ndaj mediave dhe entiteteve ruse, paralajmëron për kërcënime hibride

The Geopost December 10, 2025
Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të balonave nga Bjellorusia 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të balonave nga Bjellorusia

The Geopost December 10, 2025
Kazakistani fut kontrolle të reja eksporti, goditje rrjetit rus që shmang sanksionet 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Kazakistani fut kontrolle të reja eksporti, goditje rrjetit rus që shmang sanksionet

The Geopost December 10, 2025
Koreja e Jugut ngre në ajër avionët luftarakë në përgjigje të avionëve luftarakë rusë dhe kinezë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Koreja e Jugut ngre në ajër avionët luftarakë në përgjigje të avionëve luftarakë rusë dhe kinezë

The Geopost December 10, 2025
Veteranët rusë të kthyer nga Ukraina po vazhdojnë të kryejnë krime familjare brenda Rusisë 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Veteranët rusë të kthyer nga Ukraina po vazhdojnë të kryejnë krime familjare brenda Rusisë

The Geopost December 10, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.