Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

The Geopost December 1, 2025 2 min read
Share the news

Investitori dhe biznesmeni kontrovers Rados Petroviq, i njohur për marrëdhënie të ngushta me strukturat politike të Beogradit dhe për shpërblimin e tij me tenderë të mëdhenj publikë në Mitrovicën e Veriut, po përballet me drejtësinë pasi Inspektorati i Ndërtimit në Kragujevc ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë së tij “RP Invest 1980”.

Kjo kompani u bë qendër e vëmendjes pasi në kantierin e saj ndodhi shembja e një muri mbajtës dhe një pjese të rrugës pranë Qendrës së Ekselencës, ndonëse punimet atje ishin zyrtarisht të ndaluara.Autoritetet konfirmuan se kantieri ishte mbyllur që më 21 nëntor për shkak të ndërtimit pa leje, por pavarësisht kësaj, punimet kishin vazhduar në kundërshtim të plotë me vendimin e inspektoratit.Përveç praktikave të diskutueshme të ndërtimit, Petroviqi dhe kompania e tij janë të lidhura me dhjetëra projekte milionëshe në komunat veriore të Kosovës, të financuara nga buxheti i Serbisë. edhe pse në regjistrat zyrtarë “RP Invest 1980” figuron në pronësi të Jelena Petroviqit, revista NIN ka raportuar prej vitesh se kompania drejtohet në të vërtetë nga bashkëshorti i saj, Radosh Petroviqi, i cili ka qenë i lidhur me disa kompani ndërtimi përfshirë “RP Euro Invest” dhe subjekte të tjera që kanë dominuar tenderët publikë në Mitrovicën e Veriut dhe në Serbi.tijVetëm përmes projekteve në veri të Kosovës, këto kompani raportohet të kenë ndërtuar mbi 1.000 njësi banimi dhe të kenë përfituar kontrata të mëdha, duke përfshirë komplekset për serbët e kthyer, infrastrukturë rrugore dhe objekte publike. Këto projekte e kanë bërë RP Invest një nga kompanitë më të favorizuara në zonat e kontrolluara nga Beogradi, shkruan mediat serbe.Rritja financiare e kompanisë ka qenë po aq e pazakontë: nga vetëm 11 milionë dinarë në vitin e parë të regjistrimit në Serbi, kompania ka arritur në mbi 1.86 miliardë dinarë të ardhura në vitin 2024, duke ngritur dyshime për mënyrën dhe burimet e zgjerimit të saj të shpejtë.

Për më tepër, figura e Radosh Petroviqit është përmendur shpesh në ngjarje të ndjeshme politike e të sigurisë në veriun e Kosovës.

Në pamjet e publikuara nga mediat në maj të vitit 2023, gjatë ditës kur forcat e KFOR-it u sulmuan në Zveçan, ai është identifikuar mes personave të pranishëm në vendngjarje, çka ka shtuar pyetjet për rolin dhe lidhjet e tij në strukturat e organizuara në veri të Kosovës.

/Kosovapress/

Continue Reading

Previous: Dhunë në ditën e zgjedhjeve në Serbi, dyshime se Vuçiq po sinjalizon mesazhin se nuk do të largohet paqësisht nga pushteti
Next: Joseph: Serbia është ‘anija luftarake’ e Moskës në Ballkan, fundosja e saj do të ishte goditje për Rusinë dhe Kinën

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

The Geopost July 29, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë

The Geopost July 27, 2026
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi

The Geopost July 27, 2026
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

The Geopost July 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.