Lideri i Listës Serbe Goran Rakiq është sulmuar fizikisht në Mitrovicë, kanë konfirmuar për Nova.rs disa dëshmitarë.
Kjo duket nga një video e postuar në Twitter.
Napadnut je Goran Rakić – Srpska Lista od strane Srba iz Kosovske Mitrovice. pic.twitter.com/rfElUeqhxt
— Александар Максимовић (@amaksimovic1) June 13, 2023
“Po e tërhiqnin për xhaketë. Qytetarët iu vërsulën fizikisht, por nuk e kam parë që ka marrë goditje”, thotë bashkëbiseduesi ynë, i cili e ka parë të gjithën.
U Kosovskoj Mitrovici, nakon hapšenja jedne osobe od strane ROSU, okupljeni gradjani skandiraju protiv Vučića.
Skandiraju "izdaja, izdaja".
Lako se zaboravlja istorijska pobeda od 5:0 i one dve pobede u Briselu i Ohridu nedavno…
Mala je ova zemlja koliki je on izdajnik! pic.twitter.com/aO0eXWfVz5
— Nikola Lakic (@NikolaLaki3) June 13, 2023
Siç na konfirmuan vendasit e tjerë, në një situatë të ngjashme mund të ishte edhe Igor Simiq, zyrtar i lartë i Listës Serbe, por ai arriti të shpëtojë.
Kujtojmë se sot në Mitrovicë është arrestuar Milun Milenkoviq – Lune, për të cilin policia e Kosovës pretendon se ka qenë i përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan. Në qendër të këtij qyteti janë mbledhur qytetarët për të shprehur pakënaqësinë e tyre për atë që kishte ndodhur. Anëtarët e Listës Serbe kanë qenë fillimisht në një objekt aty pranë, të cilët qytetarët i kanë thirrur me thirrjet “Tradhti”, por edhe me këngën “Izađi mala”.