Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të bien dakord në një samit më vonë gjatë ditës që paketa e sanksioneve që është në përgatitje duhet të përfshijë një embargo ndaj importeve të naftës ruse si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës nga Moska, por të përjashtojë dërgesat e naftës së papërpunuar.
Por, në pamundësi për të rënë dakord për të gjitha detajet e embargos së naftës, drejtuesit do ta lënë për më vonë marrëveshjen përfundimtare për paketën.
“Këshilli Evropian është dakord që paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë të mbulojë naftën e papërpunuar si dhe produktet e naftës të dërguara nga Rusia në shtetet anëtare, me një përjashtim të përkohshëm për naftën bruto të dërguar nga tubacioni,” janë draft-konkluzionet e fundit, parë nga Reuters.
“Prandaj Këshilli Evropian nxit Këshillin që ta finalizojë dhe miratojë pa vonesë, duke siguruar konkurrencë të ndershme dhe kushte të barabarta në tregun e vetëm të BE-së dhe solidaritet midis shteteve anëtare në rast të ndërprerjeve të papritura të furnizimit”, thuhej në draft.
Është shtuar se 27 vendet anëtare të BE-së do të “zgjidhin çështjen e përjashtimit të përkohshëm për naftën bruto të dorëzuar nga tubacioni sa më shpejt të jetë e mundur”.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit