Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi të enjten një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh për të blerë 12 avionë luftarakë francezë gjatë një vizite të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Ky vendim i Serbisë nuk i ka penguar Rusisë edhe pse gjendet në një përplasje me Perëndimin për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
“Vendimi për të blerë avionët luftarakë të Francës Rafale është zgjedhje e lirë e Serbisë”, tha në një konferencë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Kjo është zgjedhja e miqve tanë serbë,” tha Peskov. “Natyrisht, çdo vend qeveriset nga konsiderata ekonomike dhe të tjera kur merr vendime të tilla”, shtoi ai.
Për këtë qëndrim të Rusisë e ka një shpjegim Ivana Stradner, studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.
Ajo thotë se Rusisë nuk i intereson meqë Serbia nuk do të largohet nga ajo dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatin tradicional të saj.
“Dhe sigurisht, Rusisë nuk i intereson… pasi kjo nuk do të ndryshojë llogaritjet që bën Serbia në fushën e sigurisë. Moska dhe Serbia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës”, ka shkruar ajo teksa shtoi se blerja e avionëve është një strategji e Vuçiqit.
“Jo, kjo nuk është një largim nga Rusia. Kjo është strategjia e Vuçiqit për të blerë Parisin, në mënyrë që ai të mund të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa të jetë e mundur… kjo është pikërisht ajo që Putini ka bërë për dy dekada”, ka shkruar ajo.
Kjo lëvizje e Serbisë u pa si një tentativë e Francës dhe BE-së për ta tërhequr Serbinë nga varësia e saj ndaj Rusisë.
Mediumi francez “France 24” shkruan se zyrtarët francezë e kanë quajtur këtë një strategji për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.
Macron e quajti marrëveshjen “historike dhe të rëndësishme” dhe tha se ajo demonstron “guximin strategjik” të Serbisë. “Bashkimi Evropian ka nevojë për një Serbi të fortë dhe demokratike në krah të tij dhe Serbia ka nevojë për një Evropë të fortë, sovrane për të mbrojtur interesat e saj”, tha Macron.
“Vendi i Serbisë është në BE dhe ajo ka një rol për të luajtur për të qenë shembull për të gjithë rajonin”.
Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por nën sundimin gjithnjë e më autokratik të Vuçiqit, ajo ka bërë pak përparim në fushat e sundimit të ligjit dhe reformat demokratike, të cilat janë parakushtet kryesore për anëtarësimin në bllokun 27-vendesh.
Serbia vazhdon të luajë mes Perëndimit dhe Rusisë e gjithashtu edhe Kinës. Megjithatë, ajo ende refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë për luftën e saj brutale në Ukrainë.
/TheGeopost

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë