
Ndërsa kryerabini Pinchas Goldschmidt është rizgjedhur në postin e tij, burimet thonë se qeveria donte që ai të zëvendësohej.
Chizhik-Goldschmidt shpjegoi se vjehërrit e saj “fluturuan në Hungari dy javë pas pushtimit rus të Ukrainës. Ata tani janë në ekzil nga komuniteti qw ata donin, ndërtuan dhe rritën fëmijët e tyre, mbi 33 vjet.” . Ajo zbuloi se “ai u rizgjodh sot nga komuniteti MEPO”.
Can finally share that my in-laws, Moscow Chief Rabbi @PinchasRabbi & Rebbetzin Dara Goldschmidt, have been put under pressure by authorities to publicly support the 'special operation' in Ukraine — and refused. pic.twitter.com/Gy7zgI3YkJ
— Avital Chizhik-Goldschmidt (@avitalrachel) June 7, 2022
Jerusalem Post mësoi të martën se Goldschmidt u rizgjodh si Kryerabin i Moskës për shtatë vjet të tjera në këtë pozicion prestigjioz.
Shumë rabinë dhe zyrtarë hebrenj janë përfshirë në përpjekjet që komuniteti të votojë për një rabin tjetër në vend të Goldschmidt, por presioni nga rabinët e lartë izraelitë, duke përfshirë dy kryerabinët, pati sukses – dhe ai tani ka edhe shtatë vite të tjera si kryerabin. Sipas një burimi në komunitetin hebre, “përpjekja për grusht shteti dështoi”.
Burime në komunitetin hebre të Rusisë lanë të kuptohet gjithashtu se zyrtarët në qeveri ishin të interesuar të rrëzonin Goldschmidt.