Autoritetet serbe po marrin kërcënime nga jashtë, shkruan RIA Novosti ruse, për “ndalimin e policëve të Republikës së vetëshpallur të Kosovës në territorin e saj.
Më 14 qershor, sipas agjencisë ruse të afërt me Kremlinin, “tre policë të Republikës së vetëshpallur të Kosovës” u arrestuan në territorin e Serbisë qendrore.
Sipas tekstit, autoritetet serbe kanë raportuar se ata janë ndaluar nga pjesëtarë të njësisë antiterroriste (SAJ) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Të premten, një gjykatë në Kraljevë u dha atyre 30 ditë paraburgim “me dyshimin për armëmbajtje pa leje”.
“Nuk mund të fle natën, fjalë për fjalë fizikisht. Nuk i kam thënë askujt se çfarë kërcënimesh janë bërë ndaj Serbisë pas arrestimit të tre policëve të Kosovës. Më kanë thënë se kërcënimet do të realizohen të premten, të shtunën, të hënën nëse ata nuk lirohën. Unë personalisht i kam takuar. U kam thënë që të mos e dënojnë vendin tim”, u tha Vuçiq gazetarëve të martën, sipas raportimeve të mediave ruse.
“Po thonë që nuk po i lirojmë se janë të rrahur, të lënduar, të gjithë të mavijosur, gjysma e mediave evropiane e kanë raportuar, gënjejnë, askush nuk i ka prekur, pinë Coca-Cola, hanë ëmbëlsira, rrush, pjeshkë, çfarë të duan. Ne mund t’ju tregojmë. Por ne jemi ende zuzar dhe të egër”, tha presidenti serb, transmeton RIA Novosti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujtojnë ata, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të së enjtes në Prishtinë, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Beogradit dhe bëri thirrje për lirimin e policëve.
Ai akuzoi Beogradin për “rrëmbimin” e tyre dhe tha se kontingjenti i KFOR-it të NATO-s “kishte mbetur i heshtur”.
Autoritetet në Prishtinë të mërkurën në mbrëmje ndaluan importin e mallrave nga Serbia qendrore, kujton agjencia ruse e lajmeve. Më herët presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Prishtina “dëshiron t’i lërë Serbët pa ushqim dhe ilaçe në veri të Kosovës”. /The Geopost/

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi