Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kandidati i Partisë Progresive Serbe, fitoi një mandat tjetër presidencial me 59,8 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake jozyrtare të publikuara nga IPSOS / CeSid, bazuar në 55,6 për qind të votave të përpunuara.
Gjithashtu, sipas rezultateve të para preliminare të publikuara nga IPSOS/CeSid në bazë të 62.5 për qind të mostrës së përpunuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më shumë vota, me 43,6 për qind tw votuesve, SPS 11,6 për qind, Të Bashkuar për fitoren e Serbisë 12,9 për qind, koalicioni “Moramo”(Na duhet) 4,pwr qind, Dveri 4 dhe Zavetnici 3,9 për qind.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) sonte nuk ka bërë të ditur daljen paraprake në zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare në konferencën e fundit të planifikuar për media të mbajtur në ndërtesën e Kuvendit.
Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijevic, ka thënë sonte se KQZ-ja në përputhje me ligjin do t’i përcaktojë të dhënat paraprake brenda 24 orëve nga mbyllja e votimit.
Avokati Ivan Niniq përmes një postimi në Twitter ka thënë se REC, duke vendosur që sonte të hyjë në letargji, ka kryer krimin më të madh ndaj demokracisë në 30 vitet e fundit.
Koalicioni “Na duhet”, i cili përbëhet nga ”Mos ta mbysim Beogradin”,” Veprimi”, “Kryengritja Ekologjike” dhe shumë organizata të tjera lokale, janë në pritje të rezultateve zgjedhore në KC Grad në Beograd.
“Sipas vlerësimeve tona, katër milionë qytetarë dolën në votime. Pse hesht RIK? Ne do ta mbrojmë çdo votë”, tha Aleksandar Jovanoviq Quta në shtabin zgjedhor të koalicionit “Na duhet”.
Të njëjtin mesazh e kanë dërguar edhe bartësi i listës në zgjedhjet republikane, Nebojsha Zelenoviq dhe kandidatja për presidente, Biljana Stojkoviq.
Biljana Gjorgjeviq nga “Të mos e ngulfasim Beogradin” tha se kjo do të jetë një natë e gjatë, si dhe se koalicioni “Na duhet” tashmë ka “fituar”.
Robert Kozma nga “Të mos e ngulfasim Beogradin” tha në selinë zgjedhore të koalicionit “Ne duhet tw mundohemi që kontrollorët e tyre të bëjnë gjithçka për të ruajtur çdo votë dhe për t’i mundësuar secilit të ushtrojë të drejtën e votës”.
Ai gjithashtu vuri në dukje një sërë parregullsish gjatë procesit të votimit, që nga dhuna fizike dhe verbale deri te dyfishimi i listave të votuesve dhe tentativat për të korruptuar votuesit.
Kreu i “Dveri”, por edhe kandidati për president, Boshko Obradoviq, në fjalimin e tij të parë pas përfundimit të votimit tha se koalicioni i tyre, të cilin ai e udhëheq, sipas rezultateve preliminare, e ka kaluar pragun./The Geopost