Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Regjimi serb persekuton ish-policin Spahiu, i cakton një muaj paraburgim

The Geopost June 10, 2025 1 min read
Share the news

Autoritetet serbe i kanë caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ish-zyrtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë.

Të padrejtë dhe të motivuar politikisht e ka quajtur këtë vendim të autoriteteve në Serbi, avokati nga Kosova, Arianit Koci, derisa ka njoftuar për këtë çështje.

Koci përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar reagim të menjëhershëm institucional, pasi siç ka thënë ai, asnjë qytetar i vendit nuk guxon të lihet vetëm, kur persekutohet padrejtësisht.

Mediat kanë raportuar se ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu është marrë në pyetje në lidhje me sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës, në shtator të vitit 2023.

Kujtojmë se regjimi serb edhe në të kaluarën ka ndal qytetarë të Kosovës në pika kufitare. Zyrtarë, policë e kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ndaluar nga xhandarmëria serbe gjatë kalimeve kufitare ose udhëtimeve të tyre tranzit nëpër territorin e Serbisë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara ndikojnë në rritjen e eksporteve kineze
Next: Lavrov nuk i ndal dezinformatat për Perëndimin

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.