Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rashiq thotë se u kontaktuan nga Serbia me tone kërcënuese

The Geopost October 10, 2025 2 min read
Share the news

 

Nenad Rashiq, i zgjedhur së fundmi si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, ka bërë të ditur se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë kontaktuar nga persona me numra telefoni nga Serbia, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, Rashiq ndau disa nga rastet dhe rrethanat e këtyre thirrjeve, duke ngritur shqetësime mbi motivet pas tyre.

Duke folur për disa audioincizime të publikuara, Rashiq tha se bashkëpunëtorët e tij janë kërcënuar nga një person i cili ka telefonuar me numër nga Serbia, duke i ftuar ata që të shkojnë në Beograd për bashkëpunim.

Rashiq tha se rastin e ka paraqitur te organet kompetente, teksa për fund pati një lutje për qytetarët serb që kanë dokumente të Kosovës dhe nuk jetojnë këtu.

“Me ultimatum u kanë thënë që të vijnë në Beograd brenda dy dite për të mirën e tyre. Siç u ka thënë. E enjte ka qenë, takimi është caktuar për të shtunën. Zëri me të cilin iu ka drejtuar ka qenë kërcënues dhe urdhërues. Askush nga bashkëpunëtorët e mi nuk i është përgjigjur kësaj thirrjeje”, ka deklaruar Rashiq.

Pasi bashkëpunëtorët e tij nuk i ishin përgjigjur kërkesës së personit që Rashiq pretendon se i ka kontaktuar, në javën e parë të gushtit, numri i njëjtë iu ka dërguar porosinë, sipas tij, “Nuk keni dashur të bashkëpunoni, edhe tash e tutje ne për ju do t’i shfaqim në publik disa gjëra komprometuese për ju”.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Putin thotë se mbrojtja ajrore ruse është përgjegjëse për rrëzimin e një aeroplani pasagjerësh azerbajxhanas vitin e kaluar, duke vrarë 38 persona
Next: Mediat gjermane raportojnë: “Kurschluz” ka ndodhur, Vuçiq duhet të zgjedhë midis murtajës dhe kolerës

Ukraina do të blejë 100 avionë luftarakë Rafale, njofton Zelensky pas nënshkrimit të deklaratës së mbrojtjes me Macron 3 min read
  • Lajme

Ukraina do të blejë 100 avionë luftarakë Rafale, njofton Zelensky pas nënshkrimit të deklaratës së mbrojtjes me Macron

The Geopost November 18, 2025
Fshati rumun evakuohet pas sulmit me dron rus ndaj cisternës së LPG-së në Danub 2 min read
  • Lajme

Fshati rumun evakuohet pas sulmit me dron rus ndaj cisternës së LPG-së në Danub

The Geopost November 18, 2025
Kryeministri i Polonisë e quan shpërthimin e linjës hekurudhore të fundjavës pranë Varshavës akt ‘sabotimi’ 3 min read
  • Lajme

Kryeministri i Polonisë e quan shpërthimin e linjës hekurudhore të fundjavës pranë Varshavës akt ‘sabotimi’

The Geopost November 18, 2025
Pse kultura brutale e ushtrisë ruse mbetet e pandëshkuar? 6 min read
  • Lajme

Pse kultura brutale e ushtrisë ruse mbetet e pandëshkuar?

The Geopost November 17, 2025
Japonezët të ndarë mbi përgjigjen ushtarake ndaj Kinës për Tajvanin, tregon sondazhi i Kyodo-s 2 min read
  • Lajme

Japonezët të ndarë mbi përgjigjen ushtarake ndaj Kinës për Tajvanin, tregon sondazhi i Kyodo-s

The Geopost November 17, 2025
Si e ka nxitur ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimshe në Britani përpjekjet e Ukrainës për luftë 4 min read
  • Lajme

Si e ka nxitur ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimshe në Britani përpjekjet e Ukrainës për luftë

The Geopost November 17, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.