Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë udhëtuar të martën drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që ua ka bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Për Kiev me ftesë të presidentit Zelensky”, ka shkruar Rama në Facebook.
Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar më 12 qershor se kreu i saj, Abazoviq, ka pranuar ftesën e Zelenskyt.
“Kryeministri Dritan Abazoviq do të dalë me idenë e një vizite të përbashkët të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Kiev, veçanërisht të atyre që janë vende të NATO-s, me qëllim të dërgimit të një mesazhi më të fuqishëm dhe më të bashkuar për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës nga Ballkani Perëndimor”, thuhet në një shkrim të Qeverisë malazeze në Twitter.
PM @DritanAbazovic , accepted the invitation extended by the 🇺🇦 President, @ZelenskyyUa , to visit the capital of #Ukraine
🇲🇪🙌🇺🇦
1/2 pic.twitter.com/eTxaBlgbRU— Government of Montenegro (@MeGovernment) June 12, 2022
Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.
Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, më 3 maj. Duke folur përmes video-lidhjes, ai ka kërkuar nga ky vend që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.
Edhe Shqipëria, edhe Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
Në fillim të qershorit, Abazoviq i ka dërguar një letër mbështetjeje popullit të Ukrainës dhe presidentit Zelensky, ku, ndër të tjera, ka shkruar se “Ukraina po mbron jo vetëm atdheun e saj, por gjithë Evropën, si dhe vlerat demokratike dhe normat e qytetërimit, mbi të cilat mbështetet bota moderne”./REL

Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”
Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë