Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e qytetarëve rusë për shërbim ushtarak nga tetori deri në dhjetor 2025. Dokumenti u publikua në portalin zyrtar ku publikohen rregulloret dhe ligjet, shkruan index.hr.
Sipas këtij dokumenti, nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2025, parashihet të kryhet rekrutimi i 135,000 qytetarëve të Federatës Ruse të moshës 18 deri në 30 vjeç që nuk janë në rezervë dhe i nënshtrohen rekrutimit për shërbim ushtarak.
I njëjti dekret urdhëroi gjithashtu shkarkimin nga shërbimi ushtarak të ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe nënoficerëve, të cilëve u kishte skaduar afati i shërbimit.
Qeveria ruse, autoritetet rajonale dhe komisionet e rekrutimit janë përgjegjëse për zbatimin e të gjitha masave të nevojshme të rekrutimit.
Ministrat federalë, krerët e shërbimeve federale dhe agjencitë federale janë urdhëruar gjithashtu të sigurojnë rekrutimin në shërbim ushtarak të qytetarëve rusë të punësuar në ministritë federale dhe organe të tjera ekzekutive federale, si dhe organizatat në varësi të këtyre institucioneve.
/The Geopost/

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit