Protestuesit në Poloni hodhën ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus, Sergei Andreyev, teksa ai tentoi të vendoste lule në një memorial në Varshavë kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe, të cilët vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Protestuesit hodhën ngjyrë ndaj ambasadorit për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.
Ambasadori Andreyev u rrethua nga protestuesit të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar ukrainas dhe brohorisnin “Fashistë, fashistë”. Ai dhe delegacioni i tij u ndaluan që të vendosnin lule në këtë memorial më 9 maj, ditën kur shënohet mposhtja e Gjermanisë Naziste më 1945.
Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreyev, i rrethuar nga protestuesit në Varshavë, të cilët brohoritën “Fashistë, fashistë”.
Polonia është një prej kritikeve më të ashpra të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Mbi 3.2 milionë refugjatë ukrainas janë strehuar në Poloni pas nisjes së luftimeve më 24 shkurt. /REL

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit