
AA
Mijëra qytetarë serbë kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit – bllokime të rrugëve kryesore janë parë anembanë Serbisë, për shkak të ndotjes së ajrit, ndryshimeve në ligj dhe kërcënimeve mjedisore. Një nga kërkesat kryesore të dëgjuara nga disa protesta është tërheqja e amendamenteve të dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Serbisë më 25 dhe 26 nëntor, Ligjin për referendumin dhe Ligji për shpronësimin.
Kundërshtarët e ligjit besojnë se kjo u shkon për dore investitorëve privatë, akuza të tilla mohohen nga qeveria e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Protestat më të shumta dhe më të rënda ishin në Shabac, por pati trazira midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet edhe në Beograd dhe Novi Sad.
Qindra mbështetës të SNS-së u mblodhën në Shabac para Gjykatës Themelore në përgjigje të protestës dhe bllokimit të urës, ku u regjistruan disa incidente – fillimisht anëtari i SNS-së, Dushan Prokiq, shkoi me eskavator te protestuesit dhe më pas një grup të rinjsh të maskuar sulmuan pjesëmarrësit në bllokadë me shkopinj dhe çekiçë.
“Sulmuesit e Partisë Përparimtare Serbe sulmuan me shkopinj dhe çekiçë aktivistët dhe qytetarët e mbledhur në bllokimin e urës së vjetër në Shabac. Disa persona janë lënduar lehtë, ndërsa është sulmuar edhe një aktiviste e lëvizjes ‘Të mos e mbytim Beogradin’, ka deklaruar në llogarinë e vet në Tëitter, kjo lëvizje.
Asociacioni i Organizatave Mjedisore të Serbisë (SEOS) njoftoi më 28 nëntor se, nëse ligjet për shpronësim dhe referendum nuk tërhiqen në ditët në vijim, do të detyrohet të radikalizojë bllokimet e rrugëve.
SEOS tha në një deklaratë se bllokimet e rrugëve më 27 nëntor treguan se njerëzit kanë vullnetin dhe forcën për të kundërshtuar “riformimin e turpshëm të Kushtetutës të përshtatur për kompanitë shumëkombëshe” që do të vlerësohej se do të shkatërronte tokën, ujin, ajrin dhe biodiversitetin e përgjithshëm në Serbi dhe jashtë territorit të saj”.
“Bllokadat e SEOS-it në Valevë, në Prelinë, në Rakal dhe Pesko kaluan pa incidente, por me arrestimin e disa personave për bisedë informative dhe kufizimin e lëvizjes së tyre para se të mbërrinin në vendin e bllokadës”, thuhet në njoftimin.
Gjithashtu, në Loznicë, në perëndim të Serbisë, disa qindra qytetarë protestuan më 29 nëntor kundër planit për të ndërtuar një minierë litiumi në pronësi të kompanisë Rio Tinto në afërsi të atij qyteti.
Popullata lokale e mbledhur në shoqatat e qytetarëve, organizatat mjedisore, një pjesë të publikut profesional dhe një numër të madh të partive opozitare besojnë se miniera mund të ketë pasoja negative për mjedisin – jo vetëm në zonën e Loznicës por edhe më gjerë.