Nisma e Kinës, Rrugë e Re e Mëndafshit, është një plan për zhvillime infrastrukturore me vlerë prej disa trilionë dollarësh i filluar në 2013 nga Presidenti Xi Jinping me nisma për zhvillim e investime nga Azia Lindore dhe në Evropë. Në kuadër të kësaj nisme, presidenti Kinez Jinping propozonte edhe ndërtimin e disa kanaleve ujore në gadishullin e Indokinës, hapjen e kanalit të Nikaraguas në Ameriken Qëndrore dhe hapjen e kanalit në Luginën e Preshevës për të lidhur Danubin me Vardarin dhe portin e sapo privatizuar të Selanikut. Strategjia e re kineze nënkuptonte pavarësimin nga rrugët dhe kalimet detare të kontrolluara nga SHBA apo aleatët e saj.
Si Jinping në Ballkan riaktivizoi projektin e vjetër amerikan për kanalin ujor në Luginën e Preshevës. Ata nënshkruan një Memorandum bashkpunimi me Qeveritë Serbe, Maqedonase dhe Greke.
Inxhinierët kinezë kryen fizibilitetin falas dhe dolën me konstatim se projekti është i realizueshëm dhe financiarisht i justifikueshëm.
Deri sa kompania kineze Gezhouba Group është duke përgaditur masterplanin për realizimin e punëve në terren, mbështetja për projektin kinez erdhi nga të gjitha klasat politike qeveritare dhe jo qeveritare në Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Kohë më parë ish kryeministri grek Aleksis Tsipras për CNN në Greqi dha një deklaratë të gjatë, duke thënë se “Ndërtimi i kanalit ujor do ta ndryshonte gjeografin e Ballkanit”.
Administrata Obama dhe ajo Trump, kryesisht në heshtje kishin monitoruar rritjen e influencës dhe ekspansionit kinez në juglindje të Europës.
Por, siç duket Administrata e re amerikane e Biden-it ka vendosur të lëvizi kartat.
“Perëndimi të dalë me nisma të reja infrastrukturore për të rivalizuar Kinën “ishte qëndrimi i Bidenit në një bisedë telefonike të premten e kaluar me kryeministrin britanik Boris Johnson duke i kërkuar që Perëndimi të niste një nismë të re infrastrukturore si baraspeshë e nismës kineze për Rrugën e Re të Mëndafshit.
Në kuadër të nismave të mëdha infrastrukturore perëndimore përfshihet edhe riaktivizimi i projektit amerikan të vitit 1909 për konstruktimin e kanalit lundrues nga jugu i Moravës deri në skajin verior të Vardarit dhe krijimin e kushteve optimale për lundrueshmëri mes Selanikut dhe ekonomive të fuqishme të shteteve të Europes qendrore dhe Veriore.
Javorja amerikane “Bloomberg” në numrin e 361 të saj, në fillim të muajit shkurt të këtij viti citon citatet e ish filantropit amerikan George Soros dhënë gjatë punimeve të Institutit Schiller në fund të vitit 2020 se “ndërtimi i këtij kanali nuk duhet të bënte që Amerikan të qëndronte anash“, duke kërkuar një involvim më serioz të Uashingtonit.
Ekonomia botërore varet kryesisht nga lëvizja e shpejt e mallrave dhe trauma që shkaktoi mbyllja e Kanalit të Suezit riktheu edhe një herë sytë tek rëndësia gjeostrategjike që kanë vendkalimet ujore për rendin ekonomik botëror.