Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është evident dhe se Serbia duhet të trajtohet si shteti që nuk bazohet në vlerat evropiane, ka thënë shprehur presidentja Vjosa Osmani në Konferencën për Siguri të Mynihut.
Sipas njoftimit, Osmani ka folur për progresin thelbësor që po bën Kosova në fusha të ndryshme dhe njëkohësisht përmendi sfidat me të cilat përballet shteti ynë me një fqinj agresiv dhe destabilizues.
“Ndikimi i Rusisë përmes Serbisë është evident dhe se Serbia duhet të trajtohet si shteti që nuk bazohet në vlerat evropiane. Kosova e ka dëshmuar gjithnjë konstruktivitetin e saj në proces”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Ajo ka shtuar se procesi duhet të përqendrohet në njohjen reciproke si e vetmja zgjidhje që siguron paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.
Në këtë diskutim, përveç Osmanit, morri pjesë edhe presidenti slloven Borut Pahor, përfaqësuesi i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, ministrat e Punëve të Jashtme nga rajoni, ambasadorja i SHBA-së në NATO, i dërguari i posaçëm i Britanisë Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach si dhe përfaqësues të shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. /The Geopost/

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit