Zëvendësambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Prescott tha sot se Shtetet e Bashkuara shohin një rrezik në rritje të përdorimit rus të armëve biologjike ose kimike në Ukrainë. Gjithashtu, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar sot se ka frikë se Rusia do të përdorë armë kimike.
“Gjërat që dëgjoni për armët kimike vijnë direkt nga kuzhina e tyre. Ata kanë filluar të thonë se ka armë kimike të ruajtura nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët, kështu që kur ata vendosin armë kimike vetë, dhe kam frikë se munden, ata kanë gati një lloj historie të rreme”, tha Johnson në një intervistë pwr Sky News.
Prescott tha se propaganda ruse për armët biologjike ukrainase mund të shërbejë si alibi për përdorimin e armëve biologjike ose kimike nga Rusia.
“Rusia ka bërë këto pretendime të reja të rreme. Ne kemi parë që Kina e ka mbështetur këtë propagandë dhe për këtë arsye ne duhet të monitorojmë nëse Rusia përfundimisht do të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë ose do të raportojë një operacion nën një flamur të rremë”, tha Prescott për DPA.
Prescott shtoi se përdorimi i armëve kimike, duke përfshirë vrasjen dhe helmimin e politikanëve që janë kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe Britanisë, është i dokumentuar mirë.
Ai theksoi se përdorimi i armëve kimike nga Rusia, duke përfshirë përpjekjet për të vrarë dhe helmuar kundërshtarët politikë të presidentit Vladimir Putin në Rusi dhe Britani, është i dokumentuar mirë. Ai tha gjithashtu se Moska mbështet “regjimin e Asadit” në Siri, i cili i ka përdorur disa herë këto armë.
Sot është dita e 15-të që Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Deri më sot, më shumë se 2.3 milionë njerëz janë larguar, duke përfshirë më shumë se 112,000 shtetas të vendeve të treta, tha sot Agjencia e Migracionit e OKB-së (IOM).
Administrata rajonale e Kievit njoftoi se ka disa rrugë të rrezikshme jashtë qytetit për shkak të luftimeve të ashpra, duke përfshirë autostradën kryesore në perëndim drejt Zhytomyr dhe qytetin e Makariv, i cili është në atë rrugë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha dje se Rusia kreu një sulm ajror në një spital në qytetin port jugor të Mariupolit dhe paralajmëroi se fëmijët ishin nën rrënoja.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thanë se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, 516 civilë janë vrarë dhe 908 janë plagosur, por ata besojnë se shifrat aktuale janë “dukshëm më të larta”.