Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kapet rrjeti për destabilizimin e Moldavisë, ishin trajnuar në Serbi për interesa ruse

The Geopost December 5, 2025 3 min read
Share the news

Rasti i fundit i zbardhur nga autoritetet moldave, ku mbi 30 persona po ndiqen penalisht për përgatitjen e trazirave masive, nuk është thjesht një çështje penale e izoluar, por shfaq shenjat e një operacioni të mirëorganizuar, i cili sipas të dhënave të hetimit mbështetet në një skemë trajnimi jashtë vendit dhe lidhet me strategjinë më të gjerë të Rusisë për të destabilizuar Moldavinë.

Provat e mbledhura nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë moldave (IGP) tregojnë se këta individë kishin kaluar përmes një kampi trajnimi në Banja Koviljac të Serbisë, nën mbikëqyrjen e instruktorëve të huaj.

Ky detaj është i rëndësishëm sepse sugjeron një organizim të strukturuar, me përgatitje paraprake dhe mbështetje logjistike nga jashtë Moldavisë.

Serbia përdoret shpesh si pikë tranziti ose terren trajnimi në operacione hibride ku bashkohen propagandë, trajnime paramilitare dhe rekrutime. Në këtë kontekst, Moldavia duket se është shënjestruar si një pikë e dobët gjeopolitike: shtet i vogël, i ndarë politikisht dhe i ekspozuar ndaj ndikimit rus sidomos përmes rajonit të Transnistrisë.

Sipas IGP-së, grupi vepronte që nga viti i kaluar me qëllimin e qartë për të nxitur protesta të dhunshme dhe për të krijuar çrregullime masive. Objektivi ishte të krijohej tensione social që do të minonin sigurinë publike dhe do të dëmtonte qëndrueshmërinë politike të Moldavisë.

Kjo metodë përkon me taktikat e njohura të operacioneve hibride ruse, ku aktorët lokalë, të paguar ose të manipuluar, përdoren për të nxitur pakënaqësi shoqërore, për të krijuar përplasje dhe për të legjitimuar ndërhyrje politike ose propagandistike.

Bastisjet zbulojnë lidhjet me Rusinë

Gjatë më shumë se 50 kontrolleve të kryera, forcat e rendit sekuestruan materiale që konsolidojnë dyshimet për një rrjet me financim rus. Përveç pajisjeve të komunikimit, armëve simuluese dhe mjeteve për koordinim, autoritetet gjetën karta bankare të lëshuara nga institucione financiare ruse, valuta të huaja përfshirë dinarë serb dhe mbi 20 pasaporta biometrike me vula hyrjeje në Serbi. Këto elemente sugjerojnë jo vetëm trajnim jashtë vendit, por edhe burime financiare dhe logjistike të lidhura me rrjete më të gjera pro-ruse.

Ky rast shihet nga analistët si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të ruajtur ndikimin në hapësirën post-sovjetike, sidomos në një kohë kur Moldavia kërkon integrim më të thellë me Bashkimin Evropian. Destabilizimi i brendshëm do të ishte instrument i përshtatshëm për të dobësuar orientimin pro-perëndimor të qeverisë moldave.

Rasti i këtyre individëve të trajnuar në Serbi nuk është thjesht një kronikë kriminale, por një sinjal alarmi për një Moldavi që ndodhet nën rrezik real të destabilizimit. Provat e deritanishme flasin për një operacion të mirëstrukturuar, të sinkronizuar me interesat ruse në rajon dhe që synon të minojë qetësinë dhe orientimin politik të vendit.

Hetimet pritet të thellohen, ndërsa Moldavia përballet me sfidën e mbrojtjes së vetes nga ndikimet e huaja që synojnë ta kthejnë në një tjetër skenë tensionesh gjeopolitike./TheGeopost.

Tags: Moldavia Rusia Serbia Ukraina

Continue Reading

Previous: Droni “Misterioz” përplaset në një rrokaqiell në Grozni, vetëm disa metra larg shtëpisë së aleatit të Putinit, Kadyrov
Next: Pretendohet pa fakte se një shqiptar i maskuar hoqi flamurin serb nga Kisha Ortodokse Serbe në Lipjan

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit? 3 min read
  • Lajme

Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?

The Geopost May 4, 2026
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.