Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd – pushteti po mundohet t’i frikësojë protestuesit

The Geopost March 15, 2025 1 min read
Share the news

 

Në kryeqytetin serb të Beogradit po zhvillohet sot një protestë kundër regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit.

Disa dhjetëra burra të maskuar dhe të veshur me të zeza kanë arritur mëngjesin e sotëm në parkun Pionir të Beogradit gjersa raportohet se presidenti serb i ka angazhuar për t’i frikësuar protestuesit.

Gjithashtu, në “Zeleni Venac” është filmuar një grup i madh burrash të veshur me të zeza duke lëvizur drejt qendrës së qytetit.

“Si ushtri”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Ndërkohë, në rrjetet sociale mbrëmë u shfaqën video të traktorëve të dëmtuar që gjatë ditës ishin parkuar rreth parkut Pionir.

Shpejt filluan spekulimet se këto dëme ishin shkaktuar nga njerëz që po ktheheshin nga pritja festive e studentëve në Terazije, por tani është publikuar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se bëhet fjalë për djem të panjohur të veshur me ngjyrë të zezë.

 

Ndryshe, studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera. /Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Vetura futet mes protestuesve në Beograd, lëndohen disa persona
Next: Standard Austriak për protestat në Beograd: “Asgjë më pak se një revolucion”

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026
Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s 3 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Lajme

Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.